TIRANE - Kryeministri Berisha ka qënë sonte i ftuar në një pub nga të rinjtë e "Tirana Teens" e pikërisht në pubin që reklamoi praninë e grupit koreano-jugor me famë botërore "PSY", i cili e anulloi koncertin e tij. Berisha mori pjesë në ndarjen e disa çmimeve për nxënësit dhe sportistët më të mirë të shkollave të mesme. Pas ndarjes së çmimeve nga tre sportistët e njohur, Shaban Uka, Sokol Kasmi dhe Endrit Fortuzi, e mori fjalën kryeministri, i cili tha:
“Kam kënaqësinë t’i dorëzoj çmimin, shkollës më të mirë, Ismail Qemalit”! Dua të shpreh admirimin tim të pakufishëm që ndoqët garën më të fuqishme, që kryeqyteti ka njohur në historinë e tij. Gara është ajo ku shkëlqejnë aftësitë intelektuale e fizike të njeriut dhe të riut. Dua të shpreh admirimin tim për të gjithë ju, të rejat dhe të rinjtë, që ata që guxojnë, ata e ndjekin garën dhe nuk dorëzohen. Guximi është themeli i çdo suksesi dhe gjithnjë fitojnë ata që guxojnë!"
Në përfundim, Kryeministri shtoi: "Tani, të gjithë së bashku, një urim të zjarrtë Kombëtares sonë dhe kapitenit tonë, Lorik Canës dhe ekipit që ai drejton! Fitore! Nesër do jemi atje bashkë të gjithë!", - tha ai duke paralajmëruar praninë e tij në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Norvegji. Më parë, Kryeministri foli në një takim që u organizua në Kombinat me simpatizantët e PD-së. Ai theksoi edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë për të hapur bisedimet për të marrë statusin kandidat për në Bashkimin Europian si dhe heqjen e vizave me SHBA-në. Më pas kryeministri është ndalur edhe te punësimi dhe mirëqënia e shqipatërve.
“Do marrim së shpejti statusin e vendit kandidat. Do hapim negociatat për statusin e vendit kandidat në BE dhe kjo do jetë pashaporta e dytë pas NATO-s. Do punojmë me SHBA për heqjen e vizave.
Jemi të vendosur të bëjmë shumë më tepër. Për ne punësimi juaj, rritja e mirëqënies janë objektivat më madhore, më absolute. Jemi të vendosur që katërvjeçarin që vjen ta shndërrojnë në katërvjeçarin e punësimit më masiv të historisë.
Vijmë me një plan konkret real punësimi. Jemi të vendosur të krijojmë në Tiranë dhjetra mijëra vende pune. Qeveria ka miratuar kredinë prej 60 milionë euro për ndërtimin e bulevardit dhe sistemimin e lumit të Tiranës ku do punësohen me mijëra”, tha Berisha.
Në fjalën e tij, kryeministri i vendit u ndal edhe te ndërtimi i gazësjellësit “TAP”, çka është një faktor pozitiv për krijimin e vendeve të reja të punës.
“Lajmet për “TAP-in” janë qartësisht pozitive. “TAP-i” dhe gazifikimi i mbarë Shqipërisë krijoi mbi 10 - 15 mijë vende pune. Ne do punësojmë shqiptarët sepse këto vite që shkuan e renditëm Shqipërinë sipas Bankës Botërore në 10 vendet e para në botë”, përfundoi Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/v.gj//shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com