TIRANË - Kryeministri në ikje, Sali Berisha ka komentuar projektin dhe ftesën e Ramës për të çelur një konkurs, ku kushdo që dëshiron të kontribuojë për Rilindjen, të mund të aplikojë duke çuar CV e tij në një adresë e-mail.
Berisha e ka quajtur “revansh të paparë” dhe “ndryshim me vrap drejt së shkuarës” situatën në Partinë Socialiste, duke i vënë si titull komentit të tij “Oreksi vjen duke ngrënë”, duke nënkuptuar me këtë edhe “fshesën në sektorin privat”.
Berisha e bën këtë deklaratë në Facebook po sot, pasi zëdhënësja e tij, Erla Mëhilli doli me një deklaratë zyrtare dhe denoncoi këtë dukuri.
KOMENTI I PLOTË I BERISHËS: OREKSI VJEN DUKE NGRËNË!
"Të dashur miq, në selinë mavi revansh i paparë. Pas hapjes së tenderit online për fshesën ndaj administratës, Rama njofton se konkurset për vendet e punës në administratë nuk kanë qenë të hapura (paçka se botoheshin në të gjitha mediat e kontrolluara prej tij), prandaj për t'i hapur ato ai ka vendosur që çdo njeri për të marrë pjesë në konkurse për punësim në administratë duhet më parë të aplikojë online dhe të presë biletën në selinë e PS.
Por, siç thote fjala e urtë: oreksi vjen duke ngrënë. Rama njoftoi se fshesa e partisë do të fshijë (pastrojë) edhe sektorin privat, i cili së shpejti do të "ndihmohet" me aplikantët e "virtytshëm" online të selisë së PS.
Kjo është lule. Prisni, prisni tenderin e miellit. Aty deti bëhet jo kos, por flori. Tepron edhe për ndonjë mik të çmuar, që çmendet pas gjahut dhe trafiqeve! Ndryshim!! Me vrap drejt të shkuarës! sb".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com