BERISHA: NXORËM SHQIPËRINË NGA BALTA
"Mirënjohje të pakufishme për mbështetjen që i keni dhënë PD-së. Jemi krenarë dhe mirënjohës për mbështetjen tuaj. Këtë mbështetje do ta kthejmë në infrastrukturë, biznese, shkolla dhe kanalizime, për një Shijak të zhvilluar", nisi fjalën e tij kryeministri Sali Berisha. Ai shtoi se "ia dolëm ta nxjerrim Shqipërinë nga balta, duke ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë".
"Në rast se kthehemi 6-7 vite më parë dhe kujtojmë rrugët ku udhëtonim, do gjenim Shqipërinë në baltë, në gropa. Nga Hani i Hotit në Gjirokastër e Konispol udhëtojën si qytetarë dinjitozë në rrugë të reja dhe ndërtuara", kujtoi Berisha.
Berisha ka pyetur: "Alternativa tjetër cila është? Po marr të fundit. Ka një javë që bën beteja me rrugët, por kur rrugët i ngecën në fyt tha në Labinot: Rrugët duhen, por duhet t’i shërbejnë zhvillimit". Berisha tha se qeveria e tij e çoi rrugën në Labinot Mal. 'Dhe bëmë shumë mirë. Atje shkoi dhe autobusi mavi. Por ai e quajti Rrugën e Kombit asgjëkundi dhe deshi të fusë deputetët në grevë", sulmoi Berisha.
BERISHA: DO NDËRTOJMË ÇFARË KA MBETUR
"Ne që ndërtuam shumicën, do ndërtojmë çfarë ka mbetur. Kemi bërë shumë për arsimin, por ne që ngritëm ndërtesën e tij, që po rrënohej, do ta shtyjmë drejt cilësisë.
Përmirësuam klimën e biznesit. Në Xhafzotaj, Katund të ri, Gjepalaj bizneset janë dy dhe trefishuar. Ne ligjet bëmë, por lumenjtë e djersës i derdhët ju, gratë dhe burrat e Shijakut dhe e shndërruat Shijakun në një port të rëndësishëm të zhvilIlmit industrial të vendit.
Rritja ekonomike para së gjithash meritë e qytetarëve, qeveria ka meritën e saj, se përcakton rregulla, por janë ata që punojnë nga mëngjesi në darkë, në ferma, biznes dhe garantojnë rritjen ekonomike".
BERISHA: 3-4 TË DHËNAT QË NA BËJNË KRENARË
"Ka shumë për të bërë, por ka 3-4 të dhëna, që bëjnë krenar çdo shqiptar. Fëmijët e sapolindur kanë sot m,ë shumë shanse jetese, ndërkohë që vite më parë dy herë më të ulët. Nënat tona shtatzëna kanë më shumë shanse jete nga lindja se gra në shumë vende të zhvilluara. Sot, ne burrat dhe gratë e këtij vendi kemi jetëgjatësinë nag lindja më të madhe se 9 vende të zhvilluara të BE-së. Sot kemi teknologjitë më moderne të kohës. Kemi dhënë mbi 300 milionë euro, në 4 vitet që vijnë do të jetë lançimi më i mirë", tha Berisha.
BERISHA: KEMI PASUR TAKSA, POR KEMI DYFISHUAR RROGAT DHE PENSIONET
Pasi ka përmendur “taksën 10% si të dhjetën e librave të shenjtë” Berisha ka kritikuar shefin e opozitës, se “pretendon të heqë TVSH për miellin. Po ç’do të thotë kjo? Do të thotë që gjithë fabrikat e miellit në Shqipëri të falimentojnë e të vijë grurë nga të katër anët e botës pa TVSH dhe parajsë të grurit të shndërrojnë Shqipërinë”.
Berisha ka sjellë shembuj të ngjashëm edhe për qumështin dhe vezët. “Janë rritur çmimet por janë rritur dy herë më shumë rrogat dhe pensionet. Do vazhdojmë të rrisim rrogat dhe pensionet. Do mbrojmë fermerët shqiptarë”, shtoi Berisha.
BERISHA: NUK MERREM ME SHARJET
"Alternativë sharjesh, mallkimesh, nuk ia vlen të merremi me to. Le ta lëmë në autobusin e tij e të ecim përpara! Një burrë që shan për vitet e moshës, është ai që është, mos merremi me të! Të ecim përpara!", iu përgjigj Ramës Berisha.
HALIMI: NE, ALTERNATIVA E QYTETARIT
"Banorët e Shijakut duan të ecin në këtë rrugë zhvillim. Përfaqësojmë alternativën e qytetarit, rrugëve, punësimit, e rritjes së pagave, e udhëtimit pa viza. Çfarë kemi përballë? Një alternativë bllokuese, një njeriu që udhëton në autobus në rrugët që ka ndërtuar Sali Berisha. Kur të vijë këtu i thoni: Pse e bllokove statusin? Ai thotë se ishin ligje të thjeshta, se kishin probleme, edhe pse ishin përgatitur nga ekspertët më të mirë. Por i vuri vulën e turpit partisë së tij dhe atyre deputetëve, që i përdori si leckë", tha ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.
VOKSHI: ZONA JUAJ, XHEP INDUSTRIAL
"Zona juaj pak vite më parë ishte një cep i parëndësishëm, tani është bërë një ndër xhepat më të rëndësishëm të ekonomisë së Shqipërisë. Falë projekteve të qeverisë Berisha banorët e Shijakut u bënë aksionerë me kompani të huaja. Shijaku është kthyer në qendër biznesi.
Kjo vëmendje për Shijakun nuk është rastësishm. Ne ulëm taksat, procedurat e biznesit nga 40 ditë në vetëm 1 orë. Ja pse erdhën bizneset në Shijak dhe hapën më shumë vende pune. Ky është punësim.
Nuk jetojnë me bujqësi si dikur, shijakasit janë partnerë në disa prej qendrave industriale më të rëndësishme. Reformat mundësuan më shumë vende pune. Me Berishën kemi akoma shumë për të bërë. Do votojmë Berishën për 250 mijë vende pune.
Ne falëm borxhet për shumë kompani. Pas 3 vitesh bllokim nga Edi Rama, në 3 minuta ne votuam 3 ligje, që i hapin rrugën Shqipërisë në BE. Do sjellim më shumë investitorë në Shijka. Berisha, e vetmja rrugë e duhur për Shqipërinë", tha deputetja e PD, Albana Vokshi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)