Berisha në Shkodër:Bëni gjithçka
të sillni 8 deputetë në Kuvend

Berisha në Shkodër:Bëni gjithçka <br />të sillni 8 deputetë në Kuvend
SHKODER - Nga Shkodra kryeministri Sali Berisha sulmoi kryetarin e opozitës Edi Rama duke i thënë se ëndrrat që tjerr në autobusin mvi ku është vetë shofer e vetë pasagjer s'do bëhen kurrë realitet. Berisha ishte në qarkun e Shkodrës për të inauguruar rikonstruksionin e rrugës "Ura Gjadër-Dajç", investim prej 200 milionë lekësh. Më pas gjatë takimit me banorët e Nenshatit Rama tha: “Bëni gjithçka që të sillni 8 deputetë në Parlament”.

“Ne do marrim statusin e kandidatit dhe këto fonde mund të 6-fishohen. BE dhe KE sektorin që subvencionon më shumë është bujqësia, dhe Shqipëria do përfitojë nga këto fonde. Këtë e di mirë kryeministri i autobusit mavi. Ka zgjedhur një autobus luksoz për vete, vete shofer e pasagjer. Aty ay tjerr ëndrrën që s’do t’i bëhet reale kurrë dhe në çdo gropë sheh një votë për tu bërë kryeministër, por ne kemi ndërtuar mbi 10 km rugë dhe do ndërtojmë çdo km rrugë.”- tha Berisha në takim me banorët e Mnelit.

BLUSHI FATORINO E AUTOBUSIT, S'DO I MBETEM BORXH TE PERMBYTURVE

"Le ta lëmë Ramën, Kryeministrin e autobusit mavi. Fatorino Blushi që iu thotë pasagjerëve mos i flisni shoferit. Dita e 23 qershorit po vjen është dita e gjykimit për PS-në"- tha kryeministri në Nenshat, ku i falenderoi "të përmbyturit për durimin" dhe u premtoi se "s'do iu mbetemi borxh"

ALEANCA E 1 PRILLIT, ALEANCE TRILLIMI
Berisha sulmoi dhe aleancën e koalicionit të majtë PS-LSI, ndërsa shtoi se PD është serioze dhe mban premtimet.
“Aleanca e 1 prillit është aleanca e mashtrimit, trillimit e nihilizmit. Më 23 qershor do të vojtmë 3 ligjet e integrimit, kanalizime shkolla të reja e më shumë mirëqëine”- tha Berisha
“Ne jemi seriozë në atë që premtojmë dhe bëjmë gjithçka për t’i qëndruar fjalës tonë. Ftoj nga Mnella të gjithë qyetartët të shndërrojmë këtë fushatë në atë të debatit më të fuqishëm oër projektin më serioz të 4 viteve që vijnë. Të ecim të sigurtë për të konsoliduar më tej ato vlera që anëtarësuan Shqipërinë në NATO e hoqën vizat.

Sipas kryeministrit Berisha rruga  "Ura Gjadër-Dajç" hap një perspektivë të re për banorët e zonës të cilëve u premtoi më shumë investime për t'i siguruar një jetë të ngjashme me një lagje qyteti. Kryeministri tha se Rama është kryeministër në autobusin mavi ku thurr ëndrra që s'do bëhen kurrë realitet.

INTERNACIONALJA SOCIALISTE, KOMINTERN
Kreu i PD-së sulmoi dhe Internacionalen Socialiste si “komintern” duke i akuzuar se u përpoqën të bllokonin vizat.  “Rama mobilizonte anëtarë të Komiternit, Internacionales Socialiste, për të bllokuar liberalizimin e vizave”, tha ai. Një sulm i tillë për Partinë Socialiste Evropiane, vjen pasi ky grupim luajti ron kyç në aleancën PS-LSI.

Berisha bëri më pas edhe një bilanc të qeverisjes së tij, kur tha se “gjatë këtyre viteve janë investuar mbi 840 milionë dollarë, janë ndërtuar 900 kilometër rrugë në të gjithë qarkun e Shkodrës, 160 shkolla dhe kopshte, 120 sisteme ujësjellsash dhe kanalizimesh, 94 qendra shëndetësore.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë