SUKTH - Partia Demokratike ka nisur një miting elektoral në Sukth. Fjalën e çeljes e ka mbajtur ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili është edhe kandidat në këtë zonë. Më pas e ka marrë fjalën, kryetari i kësaj partie dhe kryeministri Sali Berisha, i cili ka premtuar një Sukth me resorte moderne, trefishim grantesh për fermerët, si dhe ndarje të tapive kudo". Por premtimi i ri i Berishës ka qenë "para në dorë për tvsh-të e makinerive, farërave, çdo gjëje tjetër, që blihet për prodhim, si dhe para në dorë edhe akcizën e naftës".
PARA NË DORË TVSH-TË E PRODHIMIT
Berisha ka kujtuar në Sukth heqjen e taksave për çdo mall për prodhimin. "Ky ligj ka hyrë në fuqi në 1 maj dhe bizneset e të gjitha llojeve po përfitojnë çdo ditë miliona lekë", tha Berisha.
Por ai ka arritur të premtojë edhe para në dorë tvsh-të e makinerive, farërave, çdo gjëje tjetër, që blihet për prodhim.
"Para në dorë edhe akcizën e naftës për ngrohjen e serave, punimin e tokës. Zotimi ynë dhe vendimet janë të miratuara në mënyrë përfundimtare", theksoi Berisha.
TAKSA E TË DHJETËS, E LIBRAVE TË SHENJTË
Berisha ka përsëritur deklaratën e një dite më parë në Cërrik, se "për të mbështetur kursimin në Sukth dhe mbarë Shqipërinë ne vendosëm barrën fiskale më të ulët në Europë, vendosëm taksën e sheshtë, që është taksa e librave të shenjtë, është taksa më e ndershme, e shekujve dhe mijëvjeçarëve. Të dhjetat janë taksa më e ndershme, që ka nxjerrë dhe përdorur njeriu dhe njerëzimi".
Ai ka sulmuar "shokun e autobusit mavi", i cili sipas Berishës "përpiqet dhe mendon t’ju mashtrojë ju dhe thotë se taksa progresive është më e ndershme se taton më pak, atë që merr më pak dhe taton më shumë atë që merr më shumë".
Berisha ka bërë llogaritjet se "të dhjetat janë taksa më e ndershme, sepse ai që merr 10 paguan 1, ai që merr 100 paguan 10, ai që merr 1000, paguan 100. Kjo është e vërteta e kësaj takse". Berisha ka kujtuar se, "ja sepse të parët tanë në të gjitha kohërat kanë përdorur vetëm të dhjetat".
Berisha ka theksuar se "fshatarët mbjellin grurë, por ne nuk kemi shumë tokë për grurë. Po hoqëm TVSH-në nuk do mbillet kalli gruri, se ka vende që e prodhojnë shumë më lirë. Kjo bëhet për të krijuar monopole socialiste te mielli, gruri, qumështi", sulmoi Berisha propozimet ekonomike të Edi Ramës.
"Në pamje të parë duket sikur qan hallin e çmimeve të qytetarit. Në Shqipëri dhe në botë nuk është ulur ndonjë çmim se hiqet TVSH-ja. Ajo ka përfunduar në xhepat e tregtarëve", ka vijuar Berisha argumentin.
SUKTHI, ME RESORTE TURISTIKE, INDUSTRI DHE BUJQËSI
Berisha ka premtuar se "rrugët e brendshme të Sukthit do ndërtohen në standardet më të mira dhe se në territorin e Sukthit kompani të mëdha europiane dhe botërore parashikojnë ndërtime resortesh të mëdha turistike".
Sipas Berishës, "4 vitet që vijnë për fermerët e Sukthit - për të cilët ne kemi financuar rreth 100 ha vreshta, dru frutorë - do trefishojmë grantet për ju".
Berisha ka premtuar që, Sukthi do të ketë tregun e tij modern, terrenet e tij sportive dhe do shndërrohet në një nga qendrat urbane më të zhvilluara të këtij rajoni.
DO JAPIM TAPITË E TOKAVE KUDO
Berisha ka dashur të garantojë fermerët e fshatrave të Sukthit, të gjithë banorët e kësaj bashkie, se vendimet e fundit të 3 muajve më parë autorizojnë qeverinë vendore të japë të gjitha tapitë për tokat kudo që ndodhen. "Jemi zotuar të sjellim zyrën e hipotekës pranë çdo bashkie dhe komune të vendit", ka kujtuar Berisha një nga vendimet e kohëve të fundit të qeverisë.
Ai ka shtuar se, "Shqipëria po përfundon hartën dixhitale të tokës, që është harta më e mirë e saj dhe për çdo shqiptar do marrin fund andrallat e mbivendosjeve'.
MOS E BESONI PËR LEGALIZIMET
Do bëj legalizimin thotë, edhe pse në Rrashbull u tha: nga keni ardhur, nga Mirëdita shkoni në mal se atje keni vendin. Ka marrë përsipër rolin e Nastradinit në autobusin mavi. Të tjerëve u thotë se edhe Enveri të ngrihej nga varri s’u lëviz njeri. Po a nuk u tha në Rrashbull, që ikni atje ku keni qenë?!", bëri alibi Berisha.
Ndaj ne le të vazhdojmë së bashku në një përpjekje për punësim më të madh, për ta shndërruar Sukthin në qendër të fuqishme të prodhimit industrial, bujqësor, të turizmit, të rritjes së rrogave dhe pensioneve, që edhe këtë vit do t’i rrisim dhe do vazhdojmë t’i rrisim për sa kohë do vazhdoni të na votoni.
ORA 18:00, DEMOKRATET VAZHDOJNE FUSHATEN NE PASKUQAN
Demokratët kanë vazhduar sot fushatën elektorale në Paskuqan. Kryeministri Berisha tha në mitingun me simpatizantët se “ne të gjithë bashkë ia dolëm ta bëjmë Shqipërinë me rrjet rrugor modern. Do ta shndrojmë Paskuqanin në një zonat më të bukura të metropolit të shqiptarëve.Këtu afër po ndërtohen dy parqe logjistike industriale me 30 mijë vende pune dhe ju do jeni ata që do përfitoni më shumë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com