Berisha në Tropojë: Rama martohet
për zgjedhjet e radhës, që i hum

Berisha në Tropojë: Rama martohet<br />për zgjedhjet e radhës, që i hum
TIRANE - Kryeministri Berisha ka nisur një miting në orën 11.00 në Tropojë, vendlindjen e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit. Berisha, pasi ka shprehur krenarinë dhe nderimin më të madh për vlerat e tropojanëve ka theksuar se "Shqipëria ka ndryshuar", ndërsa "nga ana tjetër kemi alternativën e nxirjes, mavijosjes të gjithçkaje që keni arritur ju". Berisha ka sulmuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, se "martohet dhe ndahet për zgjedhje, të cilat i humb" dhe se "ka dekoruar Goran Bregoviçin, që i këndoi xhelatëve të Kosovës.

BERISHA: KEMI NDRYSHUAR SHQIPËRINË
Berisha u shpreh fillimisht përpara të pranishmëve me "nderimin dhe krenarinë time për secilin prej jush, me vlerat, virtytet tuaja, mirënjohjen, për mbështetjen e pakufishme urimin më të përzemërt për fitoren e madhe të 23 qershorit".
 
Berisha shtoi se "kemi ndryshuar Shqipërinë me lumenj djerse, me përkushtim të madh Tropoja dhe Shqipëria kanë sot një pamje krejtësisht tjetër, kanë shpresë dhe besim tek e ardhmja. Së bashku kemi bërë gjithçka, që pasuritë e Tropojës, të Shqipërisë të shndërrohen në të mira për ju, në rroga, në mirëqenie për ju".
 
Berisha theksoi se janë asfaltuar rrugë në të katër anët e rrethit të Tropojës, shumica e shkollave të këtij qarku. Vajzat dhe djemtë nuk përjashtohen nga e drejta për të vazhduar universitetin si në vitin 2005, por kanë dyer të hapura. "Kemi dyfishuar pensionet në fshatra të Tropojës dhe Shqipërisë. Kemi rritur me 140% rrogat e arsimtarëve, kemi rritur fuqinë blerëse, kemi rritur mirëqenien në mbarë Shqipërinë. U anëtarësuam në NATO, liberalizimin e vizave, do marrim statusin e vendit kandidat", tha Berisha.

Berisha theksoi se "nga ana tjetër kemi alternativën e nxirjes, mavijosjes të gjithçkaje që keni arritur ju. Ai e shpalli Shqipërinë e Natos, Shqipërinë tuaj, e shpalli si Shqipërinë e gënjeshtrës, Nato-n e vlerësoi si natë, BE si asgjë, si as bukë as ujë dhe të ardhmen tuaj si inekzistente, që s’ka vlerë.

"Rrugët e ndërtuara me taksat tuaja nuk ekzistojnë, rrogat dhe pensionet e dyfishuara nuk janë të vërteta, shtëpitë e bukura, fermat, bizneset janë një mashtrim dhe nuk ekzistojnë. Me të gjitha këto shoku i autobusit do të shkelmojë mbi gjithçka që keni realizuar. Ai kërkon me çdo kusht poshtërimin e gjithë njerëzve të lirë, që u kanë kthyer shpinën mashtrimeve të tij dhe mblidhen në këtë shesh për të kënduar së bashku këngën e fitores së merituar".

BERISHA: MODELI IM, AI I PUNËS
Berisha u ka thënë të pranishmëve në miting se në 23 qershor kemi jo vetëm dy alternativa, por dy modele; "modeli juaj, modeli i Sali Berishës që bazohet tek puna, djersa e ballit, puna me nder, bazohet tek gjenia juaj krijuese, energjia juaj e madhe, vendosmëria juaj për të përmirësuar jetën tuaj".
 
"Modeli juaj dhe i Sali Berishës, që bazohet tek vokacioni që të arrijmë sa më shpejt, që të arrijmë stacionin më të shkëlqyer të së ardhmes tonë; Bashkimin Europian. Modeli juaj dhe i Berishës është, që beson tek familja, Tropoja, kombi dhe e ardhmja juaj. Ndërsa modeli tjetër është i Edi Ramës; njeriut i cili nuk ka lënë fjalë të ndyrë pa hedhur mbi vendin e tij dhe mbi Shqipërinë dhe mbi socialistët, që sot vetë i drejton", ka shtuar argumentin Berisha.

RAMA DEKOROI BREGOVIÇIN, QË I KËNDOI MASAKRAVE TË KOSOVËS
"Dekoroi ata që u kënduan masakrave të Kosovës, kur ju sakrifikuat jetën tuaj për lirinë e Kosovës. Pa u tharë akoma gjaku i djemve tuaj të rënë për lirinë e Kosovës, Edi Rama do dekoronte Goran Bregoviç si shpërblim për himnet që thuri ndaj xhelatëve të Kosovës dhe bijve tuaj", tha Berisha në Tropojë.

RAMA MARTOHET PËR ZGJEDHJET E RADHËS, TË CILAT I HUMBET
Berisha sulmoi kundërshtarin e tij se ka "modelin e përçmimit gjer në urrejtje ndaj njeriut, ndaj çdo kundërshtari, që agreson me brutalitet dhe fizikisht cilindo që kundërshton mendimet e tij të zeza".

"Modeli i Edi Ramës është modeli për të cilin familja është treg dhe vetëm, tregti. Që martohet dhe ndahet sa herë kërkon të fitojë më shumë vota në zgjedhjet e radhës që i humbet gjithnjë", u shpreh Berisha.

'Njeriu që nuk ngurron të shkelmojë mbi çdo interes tuajin, burra, gra, me parti, pa parti, të sëmurë çfarëdo të jeni. Mbi këtë model Rama mbajti peng për 231 ditë statusin e vendit kandidat. Atë që i bëri ai Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ia bëri kurrkush përveç etërve të tij", sulmoi Berisha.

NOKA: DO ARRIJMË FITORE PLEBISHITARE
"Sali Berisha është alternativë e zhvillimit, punësimit, alternativë e mirëqenies. Tropoja nuk mund të mbështesë alternativën e bllokimit, karriges së tij, pazaresh dhe kolltuqesh. Ai u paraqit shqiptarëve një bllok mavi, me shkarravina si paçavure. Specialistët e tij nuk dinë as t’i lexojnë, jo më t’i interpretojnë. Ai di vetëm të rrisë taksat. Alternativa jonë është për qytetarin. Do arrijmë një fitore plebishitare si ajo e vitit 1992", tha ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën