Berisha në Tuz: Ruani
identitetin kombëta

Berisha në Tuz: Ruani <br />identitetin kombëta
ULQIN - Kryeministri Berisha e mbylli axhendën e tij në Mal të ZI me vizitën në Ulqin.
I pyetur nga gazetarët lidhur me ligjin e ri maqedonas, i cili në një nen kufizon mënyrën e përdorimit të simboleve dhe flamurit, shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se çdo vend ka të drejtë të rregullojë me ligj përdorimin e simboleve.
“Me miqtë diskutohet gjithçka me njeri –tjetrin dhe ju garantoj se ne kemi trajtuar të gjitha problemet sëbashku. Mendimi im miqësor është ky; në institucionet publike, çdo vend rregullon me ligj përdorimin e simboleve edhe vendet me te lira në Botë, e kanë rregullin e tyre. Për qytetarët, dua të jem shumë i sinqertë, në mënyrën më miqësore theksoj se, shteti nuk duhet të ketë asnjë lloj preokupimi dhe problemi me çfarë simbolesh preferojnë apo pëlqejnë ata. Individët janë individ, sektori publik është sektor publik dhe unë në Shqipëri, ju garantoj se po të kaloni, një shtëpi e shikoni me një flamur, sepse djali punon në atë vend dhe ka nxjerre fitimet që vjen dhe ndërton shtëpinë dhe një shtëpi tjetër ka një flamur tjetër, por në të gjitha rastet flamujt janë vetëm për të nderuar dhe ne duhet të nderojmë flamujt e njëri-tjetrit, sepse janë simbole të sakrificave të bëra për liri dhe dinjitet kombëtar në çdo vend”,- u shpreh kryeministri Berisha.

TAKIMET NE TUZ
 Gjatë vizitës në Mal të Zi, Kryeministri Berisha është ndalur edhe në Komunën Urbane të Tuzit.
Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se Kryeministri Berisha u prit fillimisht nga kryetari i Komunës, Nikola Gegaj dhe më pas, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit.
Berisha i vlerësoi ata për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen shqiptare, në të gjitha kohërat. Gjithashtu, Kryeministri Berisha u shprehu atyre mbështetje nga ana e Shqipërisë, në çdo përpjekje për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre kombëtar, kulturor, si dhe në çdo përpjekje për një shkollim më të mirë për ta.
“Gjej këtu një qeverisje vendore të zgjedhur nga shqiptarët, e cila, në bashkëpunim me qeverinë qendrore, ndërmerr një seri projektesh zhvillimore, për të cilat ka nevojë jetike malësia. Në një hark të shkurtër kohor, shqiptarët në Mal të Zi kanë bërë përparimin që Mali i Zi ka bërë në hapësirat e lirisë. Ju keni mbështetur pavarësinë e këtij vendi. Pavarësia e Kosovës dhe Malit të Zi e kanë bërë Ballkanin një gadishull të lirë. Jam shumë krenar me rolin që luajtën shqiptarët. Sikundër, u jam shumë mirënjohës autoriteteve të këtij vendi, udhëheqjes së këtij vendi, për mbështetjen dhe vendimet e tyre në mbështetje të çështjes së drejtë të shqiptarëve në Kosovë", tha Berisha.
Berisha tha se po bëjmë përpjekje të mëdha për të ndërtuar marrëdhënie model me këtë vend mik dhe ju jeni dëshmitarë të përpjekjeve të dyanshme për të ndërtuar një infrastrukturë moderne që qytetarët e të dy vendeve të lëvizin si qytetarë evropianë.
Berisha shprehu nderimin më të madh për festimet që 'ju u keni bërë ngjarjeve të mëdha të historisë kombëtare që kanë ndodhur në këtë zonë, ngjarje të cilat realisht ishin pararendëse të denja, të shkëlqyera të pavarësisë së Shqipërisë, ngjarje që frymëzuan shqiptarët, i trimëruan dhe inkurajuan ata në kohëra shumë të vështira që të ngrihen dhe të ngrenë në këmbë vendin e tyre".


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit