Berisha:Nëse baza kërkon
largimin e Bashës, jam dakord
Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë në një intervistë për ABC news se nëse baza e Partisë Demokratike do kërkonte largimin e Lulzim Bashës atëherë ai do ishte dakord.
Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë në një intervistë për ABC news se nëse baza e Partisë Demokratike do kërkonte largimin e Lulzim Bashës atëherë ai do ishte dakord.
Berisha ka shpjeguar se kërkesat e bazës merren parasysh me seriozitet qoftë edhe për rastet kur nuk janë dakord me drejtuesin e PD-së.
Sipas tij Lulzim Basha është votuar nga baza për të qenë drejtuesi i PD-së, madje ka fituar garën edhe me kandidatin Eduart Selami. Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri dje se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur kryeprokurorin e ri.
Berisha akuzoi ambasadorin Lu se është në konflikt interesi, pasi është akuzuar për korrupsion nga kryeprokurori Adriatik Llalla. “Donald Lu është në konflikt interesi. Ai do që Llalla të ikë sepse e vërteta është që Llalla e ka akuzuar Zotin Lu për korrupsion. Prokurori i shtetit e ka akuzuar se i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X çështje.
Kjo është shumë e rëndë. Kjo nuk ka ndodhur në 27 vite që prokurori i shtetit të akuzojë një ambasador. Zoti Lu duhet t’i përgjigjej, por përsëri ai nuk e bëri. Ai është në konflikt interesi. Së dyti ai ka kërkuar indirekt të japë emra për prokuror.
Nëse ai bën këtë ka dalë nga detyra e tij. Kjo është e papranueshme”, tha Berisha. Berisha duke komentuar dokumentin e EURALIUS dhe OPDAT për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri tha se asnjë nuk ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për të interpretuar ligjet e parlamentit, ndërsa Llalla po qëndron për shkak të vazhdimësisë deri në emërimin e pasuesit.
“Llalla është i ikur. Nuk ka dyshime as për këtë. Ai rri aty për shkak të vazhdimësisë. Edhe të thuash që bëjeni me konsensus dhe nxjerr jashtë çdo lloj kriteri ekspertizën pa ta kërkuar njeri”, tha Berisha.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
29.4%
-
Njësoj
16.3%
-
Më keq
54.3%
Vota total: 5418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Durrës hajduti i banesave të italianëve
2 Gusht, 12:06
-
Paris 2024/ Presidenti i IOC sqaron situatën e boksieres algjeriane: Khelif është grua, konfirmimi shkencor do të qartësojë çështjen
2 Gusht, 12:00
-
Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ 4 vite nga vrasja me 27 thika, SPAK urdhërarrest për motrën e Regis Runajt! Punonte si sekretare në gjykatën e Elbasanit
2 Gusht, 11:51
-
Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit lihet në arrest shtëpie, shpërthen në lot në GJKKO: S'di gjë për akuzat
2 Gusht, 11:38
-
Ambasadori i SHBA: QUINT dhe NATO s’mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë! Osmani: Nuk do pyesim Vuçiçin
2 Gusht, 11:25
-
Shkodër/ Me helikopter për në Temal për të djegur 12 mijë bimë kanabisi! Shikoni videon e operacionit
2 Gusht, 11:24
-
Paris 2024/ Historia e Imane Khelif, boksieres që po përflitet kaq shumë
2 Gusht, 11:20
-
Zjarret/ Mbrojtja Civile bën ‘bilancin’ e 24 orëve: 9 vatra aktive, 18 u shuan! Digjet parku kombëtar i Qafë Shtamës
2 Gusht, 11:09
-
Paris 2024/ Shqipëria tjetër rezultat negativ në Olimpiadë, qitësja Manjola Konini renditet në tre vendet e fundit
2 Gusht, 11:05
-
Nxirrnin të miturin për të sharë në Tik-Tok, pas videove fshihen kërcënimet me thikë, dhunimi fizik e psikik i 10 vjeçarit! Prokuroria e Beratit çon në gjyq nënë e bir
2 Gusht, 11:02
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, dy në pranga në Fier
2 Gusht, 10:45
-
Në Itali janë të sigurt, Juventus kërkon Armando Brojën! Giuntoli kontakton me Chelsean
2 Gusht, 10:36