TIRANË - Pas mbledhjes së fundit të qeverisë, kryeministri në ikje, Sali Berisha ka komentuar edhe në faqen e tij në Facebook prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Berisha ka theksuar se "dy vjet më parë Partia Socialiste festoi fitoren nga kandidatët e saj në të gjitha bashkitë dhe komunat bregdetare të vendit. Pas dy vitesh, sipas vete dyshes Rama - Kokëdhima, kjo fitore mavi solli rrënimin e bregdetit tonë nga ndërtimet pa leje".
Berisha ka shtuar se "pra, siç pohojnë vetë, në dy vjet pushteti mavi në bashkitë dhe komunat bregdetare u faktua si pushteti i rrënimit në këto zona. Merreni me mend rrënimin dhe katastrofën, që mund të sjellë në mbarë vendin pushteti mavi i Piktorit, që doli nga mashtrimet anti-globaliste dhe krimi??? Qytetarë, duhet të jemi gati kundër rrënimit dhe katastrofës mavi! sb".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com