Berisha nga Tropoja: Velloja e
zezë ka mbuluar Shqipërinë

Berisha nga Tropoja: Velloja e<br />zezë ka mbuluar Shqipërinë<br /><br>
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në vendlindjen e tij, në Tropojë, ku u përurua shtatorja e heroit të demokracisë, Azem Hajdarit. Edhe pse ish-kryeministri viziton rrallë qytetin e tij të lindjes, ai është ndalur dhe te akuzat e sulmet ndaj qeverisë.

Ai tha se Shqipërinë e ka mbuluar velloja e zezë e narkotikëve dhe se shqiptarët duhet të luftojnë për të bërë realitet ëndrrën e Azem Hajdarit, për të ecur drejt hapësirave evropiane. Sipas tij, Azem Hajdari është bir i shquar, që u ngrit si luan për të ndarë shqiptarët nga diktatura.

"Bir i shquar, që do ngrihej si luan për të ndarë shqiptarët nga diktatura, me motivin ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’. Azem Hajdari jeton dhe do jetojë për jetën ideale të rinisë, në ëndrrën më të bukur të çdo qytetari të kësaj toke, që do të ndjehet i barabartë, i lir, me dinjitet, me kokën lart. Ndaj dhe sot ai është frymëzim, sepse dhe sot pas 27 vitesh nuk mund të mohojmë se një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë, velloja e zezë e narkotikëve që bën që shqiptarët të mos marrin dot fatin e tyre, të mos vendosin dot për votën e tyre. Sot jemi këtu më të vendosur se kurrë të frymëzuar nga Azem Hajdari për t’u ndarë nga kjo e keqe dhe cdo e keqe që nuk meritojmë për të ecur të sigurt drejt hapësirave evropiane. Shqipëria evropiane ishte ëndrra e Azem Hajdarit, është ëndrra jonë, e fëmijëve tanë, të luftojmë për ta bërë atë realitet sa më shpejt. Dua të përulem me nderim të madh para jush për mbështetjen e jashtëzakonshme që i jepni lirisë, për birin e shquar, tribunin legjendar Azem Hajdari. I përjetshëm kujtimi i tij", tha Berisha.

berisha tropoje

(Sali Berisha duke folur nga Tropoja gjatë përurimit të shtatores së Azem Hajdarit)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës