Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është masakruar nga fansat në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, të bërë mbrëmjen e djeshme, Berisha informon fansat se do të zhvillojë një bashkëbisedim live me qytetarët, por ky postim është pritur me lumë kritikash.

Edhe vetë fansat e Berishës tregohen shumë të kujdesshëm që ti kujtojnë atij se ka injoruar fletëthirrjen e SPAK dhe nuk është paraqitur për të dhënë llogari për krimet shtetërore të 21 janarit.

Në komentet e shumta, ndjekësit i kërkojnë Berishës të shkojë në SPAK dhe të përballet me drejtësinë për çështjen e 21 Janarit. Disa prej tyre i thonë të mos tregohet dhjaks, por të shkojë e të japë llogari. Ndërsa një tjetër i thotë që komentet i lexon, por fletëthirrjen e SPAK pse jo?

Disa nga komentet në postimin e Berishës

Murat Shaba: Shko ke SPAK-u përballu me ata

Ilir Konomi: Pafytyrësia jote nuk paska kufi, o plak i matufosur, kujt i intereson ti, je veçse një kalë i ngordhur që po qelb dynjanë!!!

Fidaim Duraku: A të zen gjumi rehat? Për vrasjet që ke porositur, kur ishe në pushtet.

Vangjel Dimo: Sa mirë i lexon rrjetet sociale, po fletëthirrjet e SPAK pse nuk i lexon

Qamil Stafa: Po zhduku mor hund capine se na çave tr*pin. Palaço shko te SPAK-u jep llogari për krimet që ke bërë.

Ec Tej: Lëre konferencën se na çave tr*pin përditë. Shko në SPAK dhe mos ji dhjaks.

Dashamir Kalari: Shko në SPAK vrasë, gënjeshtar

Jorgji Topi: Pa paraqitu ke SPAK-u mos vinë skapistat të marrin me dhunë o plaku mer

Ilirjan Rrodhe: Je një burracak i pështirë o Berishuc

Luli Shahinasi: Shko jep llogari në SPAK.. Rrugaç

Mexhit Kukeli: Shko ke SPAK-u o gjigante mbaro pun ne qofet se nuk je hajdut okj se tallen socialistët me ne demokratët ne qofet se je shko ke Iliri se është vetun e kaloni ethe keto  vjet

Met Hasani: Shko paraqitu në SPAK se s’ja ndjen kujt për ty

Aron Toti: Shko para drejtësisë o kanceri kombit o hale o mut o serbofil

Sali Berisha nuk u paraqit dje në SPAK për të dëshmuar për vrasjen e 4 protestuesve para zyrës së tij 21 janarin e vitit 2011. SPAK thotë njerëzit e tij e kanë refuzuar të marrin fletëthirrjet e firmosura nga prokurori Alfred Shehu që prej datës 3 nëntor. Berisha vijon të thotë se nuk e ka marrë njoftimin zyrtar, ndërsa hapi i radhës, nëse kreu i PD refuzon sërish mbetet që ai të shoqërohet forcërisht.