Berisha nuk distancohet nga akuza për lidhjen me Suel Çelën: Kriminelët e vërtetë janë Basha dhe Rama

Berisha nuk distancohet nga akuza për lidhjen me Suel Çelën: Kriminelët e vërtetë janë Basha dhe Rama

Sali Berisha nuk është distancuar nga akuzat e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi për lidhjen dhe mbështetjen që ka marrë nga Suel Çela në Elbasan për mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar përmes shantazhit dhe presionit. Ish-kryetari i PD-së në një reagim në mediat sociale, nuk ka dhënë asnjë shpjegim, asnjë kundërakuzë apo argument që hedh poshtë këtë pretendim të Bardhit, por e ka quajtur si pjesë të klanit Rama- Basha.

Berisha thotë se ai po merret fuqishëm në jetën e tij politike me botën e krimit, i cili ka dy protagonistë, Ramën (kreun) dhe Bashën (pengun). Fuqinë e tij Berisha e specifikon në postim ku thotë për marrëdhënien që presupozon se ekziston midis qeverisë dhe opozitës ku nënkupton se ndërhyrja e tij do i ndryshoje tërësisht përfaqësinë.

Postimi i plotë:
'Miq, lidhur me akuzat e Kreut te Meduzes dhe peng Bashes per heshtjen time ndaj krimit madje lidhje te pretenduara prej tyre, shtoj sa vijon:

Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe 'peng-Basha'. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.

Tani po merrem me balozet e krimit monstruoz politik. A ka krim më të shëmtuar sesa te zevendesosh pluralizmin politik me pseudo pluralizmin apo fasad pluralizmin. Uragani foltore shkaterroi projektin e tyre te shemtuar. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit” 30 prej tyre hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit per antimitingun e dates 18 dhjetor ngjarja me e turpshme ne 30 vite pluralizem. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar.

Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro peng Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi te ideuar nga Kreu i Meduzes. Me datë 11 Dhjetor PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi.

Ata do të krijojnë Shoqatën Basha- Bardhi  për t’i bërë fresk kreut të Meduzës!', shkruan Sali Berisha

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berati: 19/11/2021 08:39

    te hongsha zemren doktor berisha. vetem ti trazon ujrat e qelbura te trustit sorosian qe po perpin shqiperine. nje kryeminister bullist dhe me kryetar opozite kukull ndajne parate dhe pushtetin ne kurrizin tone. ne kohen e nanos apo te berishes, mir keq arrinte dicka tek njerezit ndersa dyshja rama-basha nuk ndajne asgje me popullin perkundrazi e bejne per budalla. nejse spektakel mbas dates 11. do mbyllet tek bunkarti cifti pengmarres se nje gje di ta beje mire doktori, ndofta me mire se kushdo tjeter. ngre popullin ne kembe.

    Përgjigju
  • Muli: 19/11/2021 04:58

    E kuptoni kush eshte Sali Berisha,nje nga politikanet me te ndyre qe ka bota.Intrigant,vetem sajon,gjuhe dhe vizion primitiv,si gjithmone .Ne fakt edhe Luli,si i biri i tij politik,kete fjalor politik di,dru complet.

    Përgjigju
    • Gjergj: 19/11/2021 09:22

      Nuk mè çudit aspak, fjalori i kètij personazhi pervers tè 30 viteve tranzicion. As kèlyshèt e tij nè ish shtèpinè e oficerève, me personazhet e tyre, "tè aftè" pèr role manjakèsh seksualè dhe parazitèsh tè pandreqshèm. Kryministrin, e kemi "tè aftè" po ashtu. Me gjuhè karrocierèsh komunaleje tè dikurshme, kontakton qytetarèt kritikè shqiptarè. I rrethuar nga personazhe boshe dhe pa format, nga lavjerrès dhe pa dinjitet, ai jeton nè njè planet tjetèr, larg realitetit KONCERT NÈ VITIN 1936. Ajo qè pres dhe mbaj shpresèn e fundit, nuk janè kèta palaço cirqesh fshati. Shpresa ime, èshtè SPAK. Nèse edhe kjo do tè na dalè flluskè sapuni, faljani atè vend atij qè e do. Mbase do e dojè mè shumè se ne shqiptarèt dhe do dijè tu japè banorève tè tij, dinjitetin e nèpèrkèmbur nga horrat shqipfolès qè e vodhèn dhe e rropèn.

  • Sali Loti: 19/11/2021 03:09

    Lotova fare ca kercenimesh, ca telenovele turke eshte bere pd. Klani Basha-Rama, jo po i ben fresk jo po x jo po leva. Shoku, a e fute ti ne PD kllounin tend? Eshte njesoj sikur te hash cokollate dhe kur s'blen dot tjeter thua nuk ishte gje pavaresisht se te haet. Jeni te gjithe te turpshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata