Berisha nuk i bindet gjykatës! Nëse s’paraqitet më 6 nëntor, SPAK mund të kërkojë autorizim për burg ose arrest shtëpie

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të mos i bindet vendimit të gjykatës për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Sipas juristëve dhe bazës ligjore në fuqi, shkelja e urdhrit të gjykatës, mund të pasohet me një masë më të rëndë sigurie si arresti në shtëpi, për të cilën kërkohet autorizim nga parlamenti, ose me vijimin e masës aktuale duke e hetuar Sali Berishën në mungesë.

Sali Berisha deklaroi se nuk do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji për të zbatuar vendimin e dhënë ndaj tij nga gjykata e posaçme për akuzën e korrupsionit pasiv me privatizimin e kompleksit Partizani.

‘Urdhri i gjykatës është i paligjshëm. Ajo që më përfaqësoi mua aty, ajo ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme. Do të thotë e paligjshme!’- tha Berisha.

“Report TV” u konsultua me juristë dhe me bazën ligjore në fuqi nga ku rezulton se ish-kryeministri mund të përballet me masë më të rëndë nëse refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës për “detyrimin për tu paraqitur” në SPAK, para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj.

Data e parë kur Berisha duhet të shkojë aty, sipas vendimit të gjykatës, është ora 10.00 e datës 6 nëtor 2023. Në këtë kohë oficerja mban proces-verbal ku shënon se Sali Berisha nuk është paraqitur dhe se nuk ka dorëzuar raport mjekësor apo dokument tjetër që justifikon ligjërisht mosparaqitjen.

Që nga ky moment, prokurorit i lind e drejta të veprojë me zëvendësimin e masës “detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shtetit” me një masë tjetër më të rëndë. Megjithatë para këtij veprimi, mund të përsëritet edhe njëherë njoftimi për Sali Berishën se duhet të paraqitet në kohën e përcaktuar nga vendimi i gjykatës. Mosparaqitja edhe pas këtij njoftimi, i vendos prokurorët para dy opsioneve:

I pari, të kërkojnë një masë tjetër sigurie, më të rëndë se ajo që nuk po ekzekutohet, “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”, por për të dyja këto, duhet të kërkohet autorizim nga Parlamenti. Për masën “arrest në burg”, mund te lind një pengesë ligjore që lidhet me moshën e Sali Berishës mbi 70 vjeç. Ndërkohë masa arrest shtëpie, nuk ka kufizim moshe.

Në këtë rast, SPAK dhe GJKKO i kërkojnë parlamentit, krahas heqjes së imunitetit edhe autorizim për shoqërim të detyrueshëm të Berishës me policë, pasi nuk ka zbatuar masën e parë. Nëse parlamenti e miraton kërkesën, ekzekutimi i masës bëhet nga policia që e shoqëron Sali Berishën në banesë dhe vendos një trupë shërbimi për tu kujdesur për zbatimin e arrestit në shtëpi përsa kohë kjo masë vijon.

Arresti në shtëpi shoqërohet me kufizime që kanë të bëjnë me takimin vetëm me anëtarë të familjes dhe avokatin duke mos lejuar kontaktin me median apo persona të tjerë. Skenari i dytë, më pak i mundshëm, është që prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai vendosin vijimin e procedimit me këtë masë që është në fuqi, duke administruar deklaratat ku Berisha verbalisht pranon se ka marrë dijeni për masën. Në këtë rast, duke qenë se të hetuarit i është ndaluar dalja jashtë shtetit, vendimi i masës depozitohet në sekretarinë e GJKKO e cila ia dërgon Berishës me postë në adresën ku figuron banues.

Pas këtij veprimi, bëhet deklarimi i mungesës së Berishës, dhe sipas ligjit, i barazohet me personin e ikur, në zbatim të Nenit 247, paragrafi 3/1 i Kodit të Procedurës Penale që parashikon se: I ikur konsiderohet personi që megjithëse ka dijeni, i shmanget me vullnet zbatimit të masave të sigurimit, ose dënimit me burgim. Ky nen i përgjigjet saktësisht situatës së Berishës, për të cilin policët kanë shënuar në procesverbal se “nuk u gjet” pasi kanë tentuar ta lajmërojnë në selinë e Rithemelimit dhe në banesën e tij ku ka adresën e deklaruar edhe pse ai verbalisht ka marrë dijeni për masën.

Deklarimi i ikjes, i jep të drejtë prokurorisë e gjykatës, që të vazhdojnë hetimet e çështjes me një avokat kryesisht për Berishën (atë që e përfaqësoi gjatë masës ose avokat tjetër) dhe ta dërgojë dosjen në gjyq për zgjidhjen e saj në themel. Sa i përket diskutimit nëse duhej kërkuar autorizim nga Parlamenti për masën që Sali Berisha nuk po zbaton, juristët thonë se rastet e heqjes së lirisë për të cilën duhet të kërkohet leje nga legjislativi janë shtatë, dhe asnjëri prej tyre nuk është zbatuar ende ndaj ish-kryeministrit. 

7 rastet e heqjes së lirisë

1-Ekzekutimi i një vendimi dënimi me burgim i formës së prerë

2-Ekzekutimi i një mase sigurie arrest në burg ose në shtëpi

3-Ndalim me urdhër të prokurorit

4-Ndalim me iniciativë nga Policia Gjyqësore

5-Arrestim ne flagrancë nga Policia Gjyqësore

6-Shoqërim i detyruar në Gjykatë

7-Shoqërim në Polici

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 28/10/2023 12:50

    Ja pra njeriu që disa i besuan të ndërtojë demokracinë në Shqipëri!! Le të shërbejë si shembull për të mos u gënjyer prapë!!

    Përgjigju
  • e drejta: 28/10/2023 10:45

    RRASENI NE BURG KETE DELINQUENT DHE HIDHINI CELSAT NE DET QE MOS TE DALI ME AS I VDEKUR KY PERBINDESH I POPULLIT TONE QE NA KA SHKATERRUAR NE TE GJITHA DREJTIMET

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 28/10/2023 09:41

    Nga ajo qe po shofim tash e ca dite jam bindur se edhe SPAK-un e komandon sali berisha ose eshte nje loje e SPAK se kinse do kap kriminelet e mdhej, ndryshe ska si kuptohet kercenimi se sali berisha i ban prokuroreve, dhe nese nuk paska prova edhe per kete rast ateher nuk dij se çfar duhet ber nje neri qe te quhet kriminel dhe te futet ne burg, ndegjova mbreme nje gazetar analist i cili shfaqej po aq i nervozizem sa vet sali berisha dhe kishte ftyre burri ta quante kriminel safetp xhicin dhe ta mbronte malltezin per te cilin thoshte se eshte njeriu me i ndershem ne toke! Nje gje nuk e kuptoj se e keta te SPAK kan ardhur nga marsi apo bi ka sjellur fazlliq shkau per ta mbrojtur sali berishen sepse vetem nje i marre si millosheviqi mund te krenohet me krimet e tij, dhe pa u zbardhur tortura,vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhes drejtpesia nuk eshte ber ndaj sali berishes, kush peshtebky qe kercenon prokuroret e deri tek ish kryeprokurorja Ina Rama te cilen e ka quajtur lavire dhe kurr nuk eshte pyetur per kete,e ka fyer e kercenuar edhe ish presidentin Topi e Moisiun poashtu, prandaj them se sdo kete drejtesi vetem nje biznis mes krimineleve dhe SPAK-ut.

    Përgjigju
  • Niku: 27/10/2023 20:42

    Sali bajga Komunisti i fundit antishqiptare ,,dita po afrone te gezoje shqiperia.

    Përgjigju
  • Shkpdra-Belgjike: 27/10/2023 20:19

    Njeriu më antiShqiptare i të gjitha kohërave, ky do mbahem mend që punoj kundër Shqipërise e Shqipëtarve. E shiti vendin grekëve e serbëve. Far mos mbift ma.

    Përgjigju
  • Liria: 27/10/2023 19:55

    Cfare rrace poshter ky birishakomunisti. Ore kodosh viçidoli mos e merzit amerikanin se do te te paketoj per Amerike o debil.

    Përgjigju
  • Arben: 27/10/2023 19:52

    Pse kujtoni se do degjoje drejtesine Berisha ??? Ai drejtesine e ka komandue 30 vjet dhe i duket ulje te japi llogari ,plus ben edhe presion. O i dashur SPAK . Merreni mutin e plaseni ne burg,te pakten te qetesohet populli,se nuk degjohen pordhet e tij Jepni nje mesim ,jo thjesht atij,por te gjitheve qe tallen me djersen e popullit.

    Përgjigju
  • Hahahaha: 27/10/2023 19:20

    Heren tjeter o sali fol englisht se e fol bukur:

    Përgjigju
  • Dervish lusha: 27/10/2023 18:28

    Sllavo kosovari topepojes, rrac primitive e albaneve te kaukazit, njerez qe duan, tallava, makin me targe topepoja edhe varse floriri, simboli gjall I fjales malok, te pabes, hajdut, imoral e burracak

    Përgjigju
  • Qobani: 27/10/2023 17:55

    Siq thoshte xhaxhi Enver unë e njofë Popullin timë,pleshti,morri,krymi i lisave ,,, kan kriju klanet e veta,Sicilien i thot tjtrit unë jam sundusi i ytë,bacalok ma mir na bjen të jetojm me Hallallë,të merremi me vetëvehtëm,ta shfrytzojm mundsin për me rrit Sojin,lakmia ashtë e keqe,nëse arrijm ta rritum Sojin vetëm për nji shkallë,për të ardhmen vlen sa nji kodër me ari,rregullat i dini shum e thjeshtë dhe e lehtë,lakmitarve me jav dhan edhe ate që e kemi Hallall ja vlen se paguhet shumfishë,kryesore jeta vazhdon,pse po mërzitësh,me borqli merret indistria,e ka zvogklu torerancën,të xhorët na dhimben

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 27/10/2023 17:50

    PlehuSALEH po ndjek skenarin e para dy viteve kur u shpall NON GRATA nga USA DEPARTAMENT. Me kete skenar ai mendon se do tja dali rruges krimit e korrupsionit. Por diteziu e puneziu genjene vehten dhe turmën e vogel që ka mbrapa. As kryerilindasi nuk mund ta ndihmoj si para dy vjetesh. Salehu ndeshjen e ka me USA dhe jo me SPAK,se ky i fundit eshte ngritur me deshiren dhe forcen demakratike te USA. Por si konuniststalinist 100 karatsh do beje gjithshka per te shpetuar dhe ne fund si gjel i pshurrun do i bjere sqepi ne te pegeren e tij.

    Përgjigju
  • mergimtari: 27/10/2023 17:33

    Pse na duket cudi:Z.Berisha ka 32-vite qe nuk ka shkuar ne gjykate as per deshmitar.Ai i ka bere karshillek gjyqesorit pa i hyre gjemb ne kembe,e keshtu do te vazhdoj.Kjo eshe demokracia qe trumpeton cdo dite.

    Përgjigju
    • Marin: 27/10/2023 23:37

      Per mendimin Tim Sali Berisha.osht me partin Demokratike. Shum vite dhe Patriot. Legende. Ma von do kuptoj shqiptaret qe ka pas te drejt.per ne qofse ka ber gabim Osht normal cdo njeri bon gabim Nje gjob osnje gjo tjer.nuk osht kriminel.per .ish Kryminstri gjith boten po vejellin dhe ke shum Vende Te Europa. Qe Jan korrupt pa fun Nuk shifen .ka Lon.shqiprin.shum vite duke u tall jo si jo neser me fut Ne Europa. Po fusion

  • Ta rras lala: 27/10/2023 17:28

    Cfare arrest shtepie cojeni ne qeli ku ti bejne shoqeri minjte

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 27/10/2023 17:11

    Shembja e salehut eshte shembje e tere sistemit politik te korruotuar 33 vjecar ne pushtet e opozite. Kjo eshte gjema e madhe qe ndodh prandaj qendrimi i drejtesise duhet te jete i prere. Ne te kundert kthehemi ne pike ZERO TE PARS 33 VJETEVE.

    Përgjigju
  • lomoi: 27/10/2023 16:45

    Mjaft te shikosh fytytren e ketij qeni,,,,dhe i ke thene te gjitha,...

    Përgjigju
  • Jeni: 27/10/2023 16:14

    Anti shqiptari me i madh i viteve 2000. Hsitoria do shkruaje per kete fundrrine qe perfaqeson nje familje grabitqaresh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen