Berisha: Nuk i kam borxh asnjë 
prostitute...dhe batutat që e pasuan

Berisha: Nuk i kam borxh asnjë <br />prostitute...dhe batutat që e pasuan
TIRANË -  Ish-kryeministri Sali Berisha tha dje një “të vërtetë të madhe”. Nga salla e Kuvendit, ndërsa mbajti një fjalë të gjatë për atë që ai e quan skandal me CEZ, Berisha tregoi disa nga “të vërtetat e mëdha të jetës” së tij 25-vjeçare në politikën shqiptare. “Nuk ka prostitutë që të thotë se i detyrohem një qindarkë.”, - tha deputeti demokrati para kolegëve të tjerë deputet. Berisha ju përgjigj kështu akuzave ta mazhorancës lidhur me aferën e CEZ duke mohuar se ka bërë favorizime gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër.

Por kjo deklaratë e ish-kryeministrit nuk mund të mos kalonte pa batuta nga radhët e deputetëve të mazhorancës. Ndërsa të qeshura me të madhe dëgjoheshin në sallë, ju sjellim disa nga batutat që deputet kanë bërë ndërsa Berisha vijonte të fliste.

Erjon Braçe: U paske dhënë edhe atyre lekë?
Taulant Balla: I paske paguar një më një.
Arben Çuko: U paske dhënë nga 10 mijë euro…
Sali Berisha: Pse ju bëni interpretimet tuaja për këto që them, është puna juaj, por unë ju thashë një të vërtetë të madhe. Nuk ka njeri në botë që mund të thohet se i detyrohem, as më detyrohet.
Piro Lutaj: E mësuam dhe një gjë të re nga ty o Sali…
Sali Berisha: S’mund të thotë njeri sot që as më detyrohet dhe as i detyrohem…
Valentina Leskaj: Zoti Berisha, përmbylleni fjalimin, se keni 30 minuta që flisni.
Sali Berisha: Prit, prit…
 
Cfarë tha Berisha të enjten në Kuvend?
“Unë jam Sali Berisha, unë jam ky që jam 25 vjet rresht, për  një fakt shumë të thjeshtë, se nuk i detyrohem kujt. Cilido burrë i ndershëm në cilindo nivel qoftë ai, horr dhe maskara në çdo nivel qoftë ai. Jam ky që në këtë tokë nuk gjen njeri të thotë që më bëri këtë nder për këtë post, nuk ka grua të ndershme që të thotë se më detyrohet një qindarkë, nuk ka prostitutë shtylle që të thotë se i detyrohem një qindarkë. Unë ju thash një të vërtetë të madhe, s’ka njeri në botë të thotë se as i detyrohem as më detyrohet, tha Berisha.
 
Ish-kryeministri ishte duke folur me tone të larta dhe të ashpra sa i përket marrëveshjes CEZ-DIA për shlyerjen e borxheve dhe largimit te Operatorit çek te Shpërndarjes nga vendi ynë, e ku të gjitha akuzat i adresoi ndaj mazhorancës. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë