Berisha nuk ndalet, hap Tik Tok! Ironia e ndjekësve të tij: Aty s’e gjen Edi Ramën, do kesh konkurrencë vetëm me Ujkun e Shijakut

Sali Berisha kërkon të gjejë në cdo rrjet social mbështetjen e të rinjve, aq sa ka vendosur të hapë profil në Tik Tok, ku njofton se ditën e sotme do të ketë dialog me të rinjtë shqiptarë.

Sapo ka bërë postimin në Facebook, të shpejtë kanë qenë ndjekësit e tij të cilët e ironizojnë se nuk do të gjejë përballje me Edi Ramën, të cilin e përmend thuajse në çdo dalje publike.

“Konkurrencën e ke me Diamantin blu dhe me ujkun e Shijakut”, i shkruajti një komentues për 2 personazhe që janë bërë viralë në rrjete sociale.

Ndërsa një tjetër i shkruan: “Tik tak po të bën era e burgut”, duke i treguar se shumë shpejt do të përfundojnë pas hekurave.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit