Berisha nxjerr Këlliçin në mbrojtje të Metës: Rama manipulon dosjet e kundërshtarëve për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve

TIRANË- Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë nisur tashmë bërjen e opozitës së përbashkët. Sot në mbrojtje të ish-presidentit ka dalë deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i cili thotë se kryeministri Edi Rama po manipulon dosjet e Sigurimit të Shtetit për të sulmuar kundërshtarët e tij politik.

“Siç inceneratorët, me faktet e bëra publike nga opozita, e kanë dëshmuar, Edi Rama bën milionerë një grusht njerëzish. Prova tjetër është se, duke bërë këtë ai varfëron qindra mijëra shqiptarë të tjerë.Pa dallim moshe, feje, gjinie, krahine apo ideje ai e ka treguar se bonuset e mëdha, rrogat hollivudiane, pasuritë publike, nga arka e shtetit në xhepa matrapazësh, frymëzohen dhe kalojnë nga ai.   Një e moshuar në azilin e Tiranës u gdhi milionere pa e ditur. Një të vdekure në Shkodër iu gjetën miliona në konton bankare. Një mbledhëseje kanoçesh dhe një bariu u kishin dhuruar ‘çunat problematikë’ para sa për një fabrikë Coca Cola.  Siç e kemi provuar me dokumente, Edi Rama dhe mafia e djegësve kanë rezervuar bonuse e miliona edhe për median dhe shefat e saj. Për baballarët e deputetëve rrogat ishin sa të një futbollisti të Serie A. Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës,   Për këtë ai nxjerr shërbyesit e pushtetit për të manipuluar me dosje Sigurimi për kundërshtarët politikë. Apo çon ruspat për të prishur pishinat ku deri dje lahej, pronë e një botuesi, të cilin deri dje e kishte mik për zemër”, tha Këlliçi.

Ai ëhstë ndalur sërish te inceneratorët, duke thënë se kjo do të jetë kryefjalë e Partisë Demokratike, deri sa për këtë afere korruptive siç ata e quajnë, do të çojë në pranga “kreun epiramidës”, Edi Ramën.

“Sa herë e vërteta është bërë e padurueshme, Edi Rama ka kërkuar të shpikë realitete paralele. Tërheqja e vëmendjes së publikut, dhe jo qeverisja e mirë, ka qenë, që në fillim, i vetmi zanat dhe angazhim i tij. Ai nuk e përballon dot popullin opozitar te i cili më 7 korrik ka parë një kundërshtar të fuqishëm;Ai nervozohet nga opozita e re e cila është në këmbë, dhe për më shumë është e vërtetë, jo gjasme dhe jo part-time; Ai e di se një pushtet i blerë vjen me një datë skadence.  Mega-afera e inceneratorëve ka qenë, për muaj me radhë, kryefjala e aksionit të Partisë Demokratike, dhe do të vazhdojë të jetë. Kjo vjedhje e shkallës industriale nuk do të mbyllet me kokat e vogla të atyre që kanë hyrë dorëzanë në kërdinë e 430 milionëve, por do të kërkojë kreun e piramidës.

Partia Demokratike, ashtu si gjatë verës, do të vazhdojë edhe në muajt e vjeshtës me hetimet dhe denoncimet e aferës së shekullit. Ne do të protestojmë për apatinë e SPAK dhe do të kërkojmë aleancë me të gjithë faktorët, në qendër, neutralë, apo majtas, që Shqipërinë nuk duan ta shohin më gjatë të vjedhur, të manipuluar dhe në rrezik”, tha Këlliçi.

Prej kohësh opozita e ka shndërruar akuzat për inceneratorët si një “kalë beteje” të aksionit të tyre opozitar, duke bashkuar në të njëjtën pikë PD-në e Sali Berishës dhe Partinë e Lirisë së Ilir Metës. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Porito: 06/09/2022 15:46

    Kta te pd-s kane vajtur per lesh as per opozite nuk beni hahah

    Përgjigju
  • Sumo: 06/09/2022 15:45

    Si kellici si berisha te dy jane te vonuar,si nuk e thane njehere nje gje tamam dhe sbene dicka te sakte

    Përgjigju
  • inesa: 06/09/2022 14:21

    vetem budalliqe din te flasin doli dhe ky tjetri zari i berishes me fol kot

    Përgjigju
  • alfonso: 06/09/2022 14:18

    jeni opozita me e pjerdhur ndonjeher. na e keni rrujt karin duke fol karlliqe

    Përgjigju
  • Nardi: 06/09/2022 14:18

    Sa rob pa pun ja kta te Pd skan ca bejne dhe rrijne shajn kot e mkot ramen se vet e ndriten kta

    Përgjigju
  • Skerdi: 06/09/2022 14:15

    Po ky kellici nga cili vend i panjohur doli apo nga varrezat e sales e ka mesuar sesi te shaj ramen dhe nje me dy kete pun ka

    Përgjigju
  • Luan: 06/09/2022 12:39

    Moj mos dilni me per saliun se do dhjesesh ne teneqe jeni ber si psikiatria e elbasanit njeri me idjot se tjetri

    Përgjigju
  • Alban: 06/09/2022 12:35

    Këta injorantë bëjnë garë kush të tregohet më i çmendur dhe ti shërbejë më shumë berishës.

    Përgjigju
  • almondi: 06/09/2022 12:01

    e nxorri ket jevgun per me fol , tikurafti bubi di kadella

    Përgjigju
  • Roni: 06/09/2022 11:56

    O belind ndrove krah sa tu dha mundsia e tregove veten qe je i pabese

    Përgjigju
  • Ani: 06/09/2022 11:56

    Po dhe ky qe eshte i ri e gjeti te behej pal me saliun turp i vertete per gjendjen e opozites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)