TIRANE - Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se është i apasionuar pas Shekspirit: "Unë jam shekspirian", - u ka thënë ai gazetarëve gjatë një konference shtypi dhe nuk ka munguar që një pyetjeje për ish-mikun e tij Bamir Topin, t'i përgjigjet duke përshtatur vargjet e dramaturgut të madh:
Kutia e votimit ishte gracka
Ku shpirti i Presidentit
U kap si laraska.
"Si mundet të më dëmtojë sot Topi", - tha ai, - Kur nuk më dëmtoi kur ishte President?! Unë jam marrë shumë me lexime, se në ato vite nuk kishte internet, por lexonim Shekspirin, fatmirësisht. Problemi i kutive, kudo që shkoi, i shkoi mbrapa atij", - tha Berisha. - "Mirëbesimin e mori nga ne. Nuk më ka ardhur keq, nuk jam zemëruar kurrë me njeri pse më tradhtoi. Ndaj, absolutisht, prej tij sot s'kam asnjë lloj dëmtimi. Sot, spektri ynë politik është i bashkuar në parimësinë më të madhe në tërë historinë e Shqipërisë".
Realisht, Sheksipiri ka shkruar "Drama është gracka / ku shpirti i mbretit / ziret si laraska”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com