TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha, menjëherë pas deklaratës së Ambasadës së SHBA-së, ka përsëritur me këmbëngulje akuzat e tij me anën e një njoftimi për shtyp duke i përforcuar e duke shprehur njëherësh, konsideratën e lartë për Ambasadën. 
 
"Lidhur me një deklaratë të Ambasadës Amerikane për një denoncim timin te sotem ne Parlament sqaroj dhe nje here opinionin publik sa vijon: 
 
Znj. Alba Ibrahimi (Vata) ka nderhyre me insistim qe te hapet çeshtje penale ndaj Gjeneral Syrja Gjokes dhe kjo nderhyrje, qe sipas saj eshte bere ne emer te OPDAT, eshte refuzuar nga prokuroret tek te cilet ajo ka nderhyre.
 
Nuk kam asnje dijeni se misioni i OPDAT ka tager te nderhyje ne çeshtje penale te veçanta. Gjykata e Apelit e gjeti te paligjshem arrestimin e gjeneral Syrja Gjokes.
 
Duke shprehur konsideraten me te larte per ambasaden e SHBA ne Tirane mbetem i vendosur t'i paraqes qeverise se SHBA çdo prove lidhur me problemin ne fjale,"- përfundon Berisha.

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)