TIRANE – Kryeministri i vendit, Sali Berisha, përgëzoi sot Policinë për dy aksionet në Tiranë dhe Vlorë që mundësuan arrestimin e Viktor Gushit dhe Altin Hoxhës. Kjo është përgjigjja ndaj krimit dhe autorëve të tij, theksoi kryeministri.
“Kryeministri Berisha përgëzon forcat e Policisë së Shtetit për operacionet e shkëlqyera të kryera sot në Tiranë dhe në Vlorë. Në Tiranë ato ndaluan të dyshuarin e krimit të shëmtuar, vrasjes së arkëtares së një dege banke në sheshin “Shtraus” dhe plagosjen e rëndë të rojes së kësaj banke, ngjarje kjo që tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin. Në Drashovicë të Vlorës, forcat e Policisë së vendit së bashku me oficerë të Policisë Italiane, ndaluan një të superkërkuar, i dyshuar si autor krimesh të rënda në Itali dhe Shqipëri dhe i arratisur vitin e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë në Itali. Suksesi i këtyre operacioneve është përgjigjia më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij”, thuhet në një deklaratë të Kryeministrisë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com