TIRANE- Ngjarjen e Himarës dhe deklaratat nacionaliste ndaj shqipatrëve, kryeministri në ikje Sali Berisha, i ka quajtur të politizuara. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka reaguar mbi këto deklarata të bëra në 11 gusht në Himarë, në ceremoninë e tre vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës.
 
Kryeministri në ikje e cilësoi të politizuar “deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistësh” ceremoninë mortore.
 
Sipas Berishës, Himara është djep i atdhetarizmit shqiptar dhe se çdo përpjekje për minoritet tjetër aty, është donkishoteske dhe tragjikomike.
 
“Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistesh, vrau këto ditë për së dyti të riun A. Guma. Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike. Himara në shekuj ka qenë dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute të mëdha në luftrat e vendit për liri, në letrat, artin dhe kulturën kombëtare.
 
Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara janë bilingual por me ADN dhe nëngrupe gjaku identike me fshatrat e tjera që në mijëra vjet nuk kanë folur një fjalë në gjuhën greke apo tjetër përveçse shqipes së bukur. Një ceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë në të vdekur gjurmet e një minoriteti që nuk ka egzistuar kurrë në Himarë”, shkruan Berisha në reagimin e tij.
berisha fb

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)