TIRANE - Kryeministri Berisha, i cili vizitoi sot Budvën për të marrë pjesë në takimin e Evropës Juglindore, përcolli prej andej një urim për alpinistët shqiptarë, që u ngjitën në Everest duke valëvitur aty flamurin shqiptar.
Berisha e cilësoi këtë një arritje historike për sportin shqiptar në 100 vjetorin e pavarësisë. Kryeministri i përgëzoi alpinistët për kurajën dhe shpirtin e garës, të cilat së bashku me aftësitë e tyre fizike dhe psikologjike, i bënë sportit shqiptar dhuratën më të bukur në këtë Jubile, thuhet në një njoftim për shtyp të Kryeministrisë.
“Dëshiroj t’u përcjell përshëndetjet më të përzemërta alpinistëve shqiptarë, të cilët me burrërinë, me aftësitë e tyre fizike, psikologjike shënuan një arritje historike për sportin shqiptar, për flamurin kombëtar, flamurin më të bukur të dheut, i cili valëvitet tani në majën e Everestit. Kjo është një arritje jo vetëm për sportin, por edhe për Shqipërinë. Kjo është dhurata më e bukur që sporti shqiptar i bën Shqipërisë në 100 vjetorin e saj”, tha Berisha.
Kryeministri përshëndeti në mënyrë të veçantë 18-vjeçarin Mateo Begeja, i cili përfaqëson të rinjtë në grupin prej 6 alpinistësh, duke vlerësuar se ai bëri përfaqësimin më dinjitoz të rinisë shqiptare në këtë eveniment, njofton Kryeministria.
“Dua të përshëndes ekipin prej 6 vetash, të cilët kapën majën e Everestit në këtë 100 vjetor të pavarësisë. Përshëndetje shumë të përzemërt do t’i dërgoj atij që përfaqëson sot në atë ekip, rininë shqiptare, 18-vjeçarit Mateo Begeja, i cili duke bërë që flamuri ynë të valëvitet në majën e Everestit, i bëri rinisë shqiptare përfaqësimin më dinjitoz. Ngjitja në Malin e Everestit është një frymëzim për të gjithë ata që synojnë ngjitjen dhe lartësinë, por Mateo meriton dhe një përshëndetje të dytë, sepse është i dyti në botë që ndoqi të atin në majën e Everestit dhe për Everestin, kjo ishte një histori e veçantë", u shpreh kryeministri Berisha në përshëndetjen e tij.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com