TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vlerësoi takimin e djeshëm në Bruksel mes shefit të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçit, me homologun e tij serb, Iviça Daçiç, duke e cilësuar atë si një “një hap të rëndësishëm e pozitiv për dialog midis palëve”, bëri të ditur një njoftim për shtyp i Kryeministrisë në Tiranë.

Takimi i djeshëm mes Thaçit dhe Daçiç u ndërmjetësua nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, baronesha Catherine Ashton.

“Takimi i djeshëm provon vullnetin e të dy palëve për të zgjidhur me dialog konstruktiv problemet e shumta dhe të rëndësishme midis dy vendeve fqinje që punojnë për të ardhmen e tyre evropiane”, është shprehur Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

(im/shqiptarja.com)