TIRANË - Kryeministri Sali Berisha priti sot këngëtaren shqiptare, Elhaida Dani, fituese e “The Voice of Italy” dhe kantautorin e mirënjohur italian, Riccardo Cocciante, i cili ishte njëkohësisht trajneri i saj në këtë edicion.
Sipas njoftimit zyrtar, kryeministri Berisha u uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë për këtë takim, si dhe e falënderoi kantautorin italian Riccardo Cocciante për mbështetjen e madhe profesionale, që i dha Elhaidës në konkursin e talenteve më të mira, në spektaklin “The Voice of Italy”, çka bëri që ajo të zinte vendin e parë.
“Unë ju falënderoj shumë për ndihmën tuaj në këtë sukses të Elhaidës, ndihmë pa të cilën nuk do të ishte i mundur ky sukses i madh”, tha Kryeministri.
Kantautori italian, Riccardo Cocciante, tha se ky ishte një sukses vërtetë i madh i Elhaidës dhe se me punë ajo do të vazhdojë të ecë gradualisht drejt një karriere të suksesshme. Duke i përsëritur urimet e tij më të përzemërta Elhaidës për suksesin e arritur, Kryeministri Berisha tha se atë mbrëmje shqiptarët kudo kanë qenë të elektrizuar nga fitorja e saj.
“Shqiptarët, - tha Kryeministri, - e kanë pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm suksesin tënd, sepse të fitosh në atdheun e këngës dhe muzikës, siç është Italia, është diçka e madhe dhe kjo e bën fitoren shumë më të madhe”. “Të uroj një karrierë, që ti Elhaida e meriton, një karrierë plotësisht brilante”, tha më tej, Kryeministri Berisha.
Nga ana e saj, Elhaida i shprehu Kryeministrit Berisha falënderime dhe mirënjohje për këtë pritje, por shprehu emocionet e saj edhe për të gjitha nderimet që po i bëhen në Tiranë. “Unë ju falënderoj shumë për pritjen tuaj dhe gjithçka që ju po bëni për mua edhe për mjeshtrin që më ka ndihmuar, Riccardo Cocciante. Nuk kam fjalë t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia”, tha ajo.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha i dhuroi këngëtares Elhaida Dani simbolin e çelësit Sol, të punuar në filigram dhe monedhën e argjendtë të 100 - vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e cila në njërën anë ka shqiponjën dhe në tjetrën ka deklaratën e pavarësisë edhe firmëtarët e saj.
Ndërsa kompozitorit Riccardo Cocciante i dhuroi një Penë në argjend dhe monedhën e argjendtë të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com