Berisha në Lezhë, vijon sulmet për Yuri Kim dhe Sorosin: Kërkonin të mos kishte opozitë në Shqipëri! Rama të mos gabojë që të lëvizë rrugën tonë drejt BE

Takimi i radhës i Sali Berishës, në kuadër të fushatës për kreun e PD ishte me mbështetësit dhe simpatizantët e tij në qytetin e Lezhës. Fjalimin e tij e nisi me falënderimet për të gjithë të pranishmit dhe kujtoi misionet e tij në politikë.

Në betejën për të rimarrë drejtimin e PD, Berisha i dha një mesazh të prerë kryeministrit Edi Rama duke i thënë që të mos lëvizë rrugën drejt BE. Për këtë iu referua intervistës së tij në Bruksel ku tha mbeten në pritje të presidencës franceze dhe theksoi se situata e ngërçit nuk do të qëndrojë gjatë pasi do të ndryshojnë kurs.

Opozita ka bërë kërkesë për mocion për debat në parlament, por Berisha ka hequr firmën pasi konsiderohet si "i vdekur politikisht" nga mazhoranca, e cila nuk pranon asnjë kërkesë që vjen me emrin e tij. Ndër të tjera, në takimin me demokratët në Lezhë, Berisha përmendi se si në gjysmën e dytë të vitit 2021, rikthyen në Shqipëri opozitën e vërtetë dhe nuk ndali sulmet ndaj George Soros dhe ambasadores Yuri Kim. 

“Ne kishim kundër një pseudo-opozitë e cila shërbehej në të gjitha mënyrat nga qeveria. Fatkeqësisht ne kishim kundër, ndoshta mafien më të rrezikshme ndërkombëtare atë të Geroge Sorosit, censura, kërcënime nga më të shumtat u bënë ndaj jush. Dështuan deklarata e përsëritura të guvernatores, e cila jashtë çdo lloj parimi, në çdo hap të rëndësishëm që bënin do të bënte një deklaratë për tu dekurajuar ju. 

Në të gjitha kushtet ne arritëm në një betejë epike demokratike kundër autokracisë që kërkonte të mos kishte opozitë Shqipëria, kërkonte ta tërhiqte për hundësh opozitën dhe ta kishte thjesht një freskore. Të tjerë kërkonin t’ia emëronin vetë kryetarin, të mos e zgjidhnit ju. Përdorën procese gjyqësore të të gjitha formave por rezultati ishte dështimi. Ne arritëm në të drejtën tonë që sot të jemi opozitë e vërtetë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.

Ish kryeministri theksoi se opozita do të vijojë misionin jetik për të mos parë Shqipërinë e shpërfytyruar duke thënë se të gjithë po e shohin se si të rinjtë po ikin për një jetë më të mirë jashtë vendit.

“Vazhdimi i misionit tonë është jetik për Shqipërinë, përndryshe identiteti jonë kombëtar, qenia jonë, kombi ynë ecën akoma më shumë drejt shkretëtimit që e shohim të gjithë se po na ikin të rinjtë. Por edhe për faktin tjetër se si mund të paraqitemi më shumë të shpërfytyruar, të paqytetëruar, të çuditshëm. Interesi ynë kombëtar po shkelmohet. Gjithçka është përpjekje për të shpërbërë qenien tonë”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Demokrati-Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mi! Bashën dhe Bardhin i hamë me dhëmbë, i shqyejmë si lepujt

 

“Fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi”. Kështu i tha ish oficeri i gardës Sali Berishës gjatë takimit me mbështetësit në Lezhë. Ai nuk hezitoi të komentonte Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën, për të cilët tha se janë “lepuj që i hamë me dhëmbë”.

 “I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt.

Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim,  Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti ta priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.

Ora 17:38
Rrëzimi në Kuvendin e PD, demokrati 'shkrin së qeshuri' Berishën dhe Floriana Garon: Fajet i ka shoqëruesi! Të mos e bëjë më atë gafë

 

Një demokrat ka kujtuar momentin e rrëzimit të Sali Berishës në Kuvendin e PD duke i lënë fajin shoqëruesit të ish kryeministrit. Komenti i tij shkaktoi të qeshura mes demokratëve në Lezhë dhe vetë Sali Berishës e Floriana Garos.

“Atë ditë, më je dhimbtur që je rrëzuar por i ka fajet shoqëruesi. Edhe me qenë 30 vjec, i ka fajet shoqëruesi. Të mos e bëjë më atë gafë, të përshëndes”, tha mbështetësi i ish kryeministrit.

Ora 17:36
Berisha paralajmëron Ramën: Mos gabo të lëvizësh drejtimin as një milimetër nga rruga europiane! Nuk mund ta spostosh as drejt Beogradit, as Stambollit

 

Në betejën për të rimarrë drejtimin e PD, Berisha i dha një mesazh të prerë kryeministrit Edi Rama duke i thënë që të mos lëvizë rrugën drejt BE. Për këtë iu referua intervistës së tij në Bruksel ku tha mbeten në pritje të presidencës franceze dhe theksoi se situata e ngërçit nuk do të qëndrojë gjatë pasi do të ndryshojnë kurs.

Opozita ka bërë kërkesë për mocion për debat në parlament, por Berisha ka hequr firmën pasi konsiderohet si "i vdekur politikisht" nga mazhoranca, e cila nuk pranon asnjë kërkesë që vjen me emrin e tij. Ndër të tjera, në takimin me demokratët në Lezhë, Berisha përmendi se si në gjysmën e dytë të vitit 2021, rikthyen në Shqipëri opozitën e vërtetë dhe nuk ndali sulmet ndaj George Soros dhe ambasadores Yuri Kim. 

“ U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin para zgjedhjeve. Mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me tre ligje, me tre këshilltarë të Fierit. Shumë shqiptarë menduan se nuk e ka kundër Europës, por për qëllime politike, për ta mposhtur Berishën dhe për të fituar zgjedhjet. Por çfarë ndodhi këto 8 vite, më thoni pak? Cilat janë hapat? Asnjë! Dhe tani del e thotë në Bruksel se, “po nuk na e dhatë, do të shohim drejtimin”.

Drejtimin, po ia themi këtu, mos gabo ta lëvizësh qoftë edhe një milimetër, se drejtimi ynë është vetëm Europa e Bashkuar, vetëm Bashkimi Europian. Nuk ka drejtim tjetër për ne! Paraardhësit tuaj kanë luajtur me fatet e këtij populli, me identitetin e tij, me dinjitetin e tij, por ti kurrë nuk do të mund ta spostosh as drejt Beogradit, as drejt Stambollit, identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Shqiptari do të jetë shqiptar në të gjitha kohërat në vokacionin e tij Perëndimor.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefedini: 16/05/2022 07:32

    Jam thjesht "Kurioz" kjo Nevrezja nga Durresi, gjere dje ishte me Bashen, sot eshte me Birishen, neser me ke do te jete kjo valle, apo kush te dali perpara. Thjesht pyeta.

    Përgjigju
  • Fatosi: 16/05/2022 01:30

    Ti rruash topet bashes dhe bardhit, ,,,ti mor shpellar I qelbur...///..

    Përgjigju
  • koli: 15/05/2022 23:50

    PO PSE MOR PALACO SALI,,,vetem ti je opozita ne shqiperi,,,,populli shqiptar mund te votoje 60 parti,,,nuk eshte vetem PD ---PARTIA E DERRAVE....

    Përgjigju
  • BENI: 15/05/2022 23:48

    SA TE POSHTER QE JENI MOR MALOKE TE QELBET,,E DINI SHUME MIRE QE SALIU,,,DHE E GJITHE PD JANE TE KORRUPTUAR DHE VRASES,,,,DHE PRAPE I DONI,,,,,PASKENI QENE DHE DO JENI DERISA TE VDISNI NJEREZ PA TRU,,,,,MIRE JUA BEJNE QE JU LENE NE VARFERI......

    Përgjigju
  • halla esma: 15/05/2022 23:38

    IKE sali kerma ike ,,,me gjithe tritan e co...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj