Berisha paralajmëron: Më 12 nëntor të bashkuar nisim protestat më të mëdha që ka njohur vendi për rrëzimin e Ramës! E mbështet edhe Meta

TIRANË- Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, lajmëroi aksionin e përbashkët opozitar për të protestuar kundër qeverisë. Berisha tha në një deklaratë nga selia blu, bashkë me Partinë e Lirisë dhe forca të tjera opozitare siç u shpreh ai, do organizojnë një protestë më 12 nëntor, duke radhitur sipas tij arsyet pse duhet rrëzuar Edi Rama, që e konsideron armikun e dytë më të madh pas Enver Hoxhës.

“Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet. Opozita, PD dhe PL dhe forca të tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, regjimit t narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të partisë shtet, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës.

Po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetarëve shqiptarë. Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet", tha Berisha. 

Berisha njoftoi se së shpejti do të mblidhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë.

“Do të ketë takime me qytetarë, grupe interesi dhe shqiptarët që mbrojnë kauza të drejta për tu bashkuar si kurrë më parë”, tha Berisha.

Mbështetjen për protestën, Sali Berisha do ta ketë edhe nga Ilir Meta, i cili në një komunikim me gazetarët u shpreh se koha e demokracisë direkte po vjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Protesta e thirrur nga Berisha, reagon Ilir Meta: Mbështetje totale! Koha e demokracisë po vjen

1666432592_Screenshot3.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për protestën që do të mbajë më 12 nëntor Sali Berisha duke shprehur mbrështetje.

“Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen”, tha Meta.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 26/10/2022 19:48

    31 vjet ne politike dhe non grata vetem dhunen dhe protesta mendon.Demokracua eshte zgjedhje dhe jo dhune o qifte largu.Iku koha kur njerezit manipuloheshin nga mashtrimet.Kujdes se USA po te vezhgon dhe mos te pesosh si Noriega qe ti e perm-end shpesh

    Përgjigju
  • dritan: 26/10/2022 16:06

    Pervec shpellareve asnje njeri me mend ne koke nuk i bindet ketij krimineli non grata.

    Përgjigju
  • minushe: 26/10/2022 14:27

    keta jane bere te neveritshem! erdhi koha e demokracise thote.....hapu dhe e futu vete me mire...TURP

    Përgjigju
  • liko: 26/10/2022 14:00

    ca beteje do nisesh ti o vampir i shqiptareve

    Përgjigju
  • vini: 26/10/2022 13:59

    po pse apo do na shpikesh naj rraket

    Përgjigju
  • rei: 26/10/2022 13:58

    Ti po ti jep pergjigje plak matuf ste kan ngel dy mend nme kok

    Përgjigju
  • Falimentini: 26/10/2022 13:50

    Iku koha e berishes por fokusohuni tek studentet dhe pedagoget që po protestojne nen presion ! Meta mbetet po Ashtu nje opozitar I afte pasi u mbeshtet dhe nga ambasada amerikone ! Keto jane e ardhmja Mesa analizohet nga politika

    Përgjigju
  • Koli: 26/10/2022 13:48

    Na e shpifi ky Saliu me keto protesta si nuk mendon njehere te vetme ti zgjidhe gjerat me bashkebisedime por vetem me rremuje e dhune

    Përgjigju
  • Isi: 26/10/2022 13:04

    E sata her eshte kjo perpjekje e jotja more gjysh?

    Përgjigju
    • Beni: 26/10/2022 13:44

      O sale boll e shkaterrobe vendin. E vodhe e perdhunove e dogje e vrave dhe su ngope Fishta ka qene i madh kur ka shkruar per ju piranja vagabonda shablahane, riqna ndyt,mikrobe te keqinj thell hi ne muskni ...., dorezo çfare ke vjedhur, e shih qeline me te bukur

  • BABULI TA NGULI: 26/10/2022 12:45

    O qelbësira qenefi Shqipris Salhe bajga kush të ndjek ty nga mbrapa përveç jashqitjeve të kombit Shqiptar. Ti mor kriminel hajdut e ke vëndin veç se në burg o mut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033