Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media ka folur rreth rritjes së vazhduar të çmimeve të cilat sipas tij janë të krijuara në mënyrë artificiale nga bordet e Edi Ramës. Berisha paraqiti dy kërkesa për qeverinë vendosjen e menjëhershme të subvenconimin e biletave të transportit urban dhe interurban të Shqipërisë si dhe përgjysminin e naftës.

'Për shkak së pari të çmimeve stratosferike, të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës.

Për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre masiv, siç është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit, të cilësuar të tillë, djegësit e Fierit dhe Tiranës..

Në këto rrethana emergjente PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvenconimin të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban të Shqipërisë. '- tha Berisha.

Berisha u shpreh se nëse mendojnë se arka do të boshatiset mjafton që Edi Rama të ç'doganojë mbi 250 mijë ton naftë.

'Ky qëndrim është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh evropiane.

Përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në Shqipëri në vlerën 1.1 euro është më i botë. Përgjysmimi, ulja e saj nga 1.1 në 0.5 euro do të shoqërohej me një ulje të korespondueshme po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës Ata që mendojnë se arka do të boshatiset kjo nuk është e vërtetë, Mjafton që qeveria të ç'doganojë mbi 250 mijë ton naftë. Edi Rama me arrogancë e tij dhe vesin e tij me vjedhjen e fondit nuk do ti marrë parasysh këto kërkesa, por paralajmëroi që qytetarët me revoltën e tyre do të vendosin për këto kërkesa dhe programeve të tjera të PD.'- tha Berisha.