Berisha: Pas fitores së 14 majit, do shkojmë fitimtarë në zgjedhjet e përgjithshme

Berisha: Pas fitores së 14 majit, do shkojmë fitimtarë në zgjedhjet e përgjithshme

Ish kryeministri Sali Berisha dhe 2 kandidatët Skënder Gjuci dhe Klos, Bedri Hoxha

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral së bashku me dy kandidatët e bashkive përkatëse Mat, Skënder Gjuci dhe Klos, Bedri Hoxha. Berisha u shpreh në fjalën e tij se dy kandidatët përfaqësojnë dinjitetin dhe personalitetet e vërteta, duke akuzuar se janë e kundërta në krahasim nga kandidatët e Rilindjes.

Berisha iu drejtua kryeministrit Rama duke i kërkuar takim para qytetarëve, por sipas tij ky i fundit nuk do pranojë të dalë pasi është i mbuluar nga turpi i vjedhjeve që ka bërë.

“I them Edi Ramës që kalon nga takimi në takim me një fjalor të padenjë për një njeri. Një fjalor tipik për halabakët. I them, hajde këtu në Mat. Ja ku janë këta qytetarë. Dil këtu me Sali Berishën, dhe t’u faktojmë pak këtyre qytetarëve se nuk po hyj në ato çfarë kemi realizuar, anëtarësimi në NATO, etj., jo t’u fakotjmë këtyre qytetarëve se kush e ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar vet, dhe kush ka menduar për qytetarët. Kaq! Cili nga ne të dy ka përdorur pushtetin për pasurimin e tij. Nuk vjen dot, nuk ia mban. Po pse nuk vjen dot? Nuk del. Po pse nuk del. Edhe unë mak familjarë, edhe ai ka familjarë. Dallimi është si nata me ditën, sepse unë mund t’i numëroj atij këtu para jush me dhjetëra e qindra miliona euro të fituara në mënyrë të padrejtë nga familjarët e tij, baxhanaku i tij, thjeshtra e tij në kundërshtim me ligjet, konfiktin e interesit ku ai meriton të shkojë atje ku do ta ketë vendin. Le të gjejë ai një të vetme për Sali Berishën. Edhe unë kam qeverisur 8 vite, le të gjejë një tender që kanë fituar fëmijet e tij, apo njerëzit e tij. Zero”, tha Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që më 14 maj të votojnë për atë që quan ndryshimin.

“Kështu që në datën 14, të gjithë në votime. Rëndësi të jashtëzakonshme ka pjesëmarrja juaj në votim. Çdo mungesë e juaja në votime është mbështetje për të keqen. Çdo mungesë e juaja në votime është indiferencë ndaj të keqes. Merrni të gjithë pjesë në votim. Votoni numrin 1. Bashkë fitojmë! Votoni ndryshimin. Ndryshimi në duart tuaja. Votoni numrin 1, Skënder Gjucin, ndryshimi në duart tuaja. Votoni numrin 2, Bedri Hoxhën, ndryshimi në duart tuaja. Ju garantoj se pas 14 majit, pas fitores së Bedri Hoxhës dhe Skënder Gjucit, Edi Rama do t’i ketë javët e numëruara. Fitimtarë do shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Ndaj edhe ky fllad demokracie, kjo erë fitoreje që po fryn në të katërta anët e vendit të na frymëzoje ne për fitoren e madhe më 14 maj, dhe fitoren pas saj përmbysjen e Edi Ramës, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Berisha paralajmëron Ramën: Pas 14 majit, do t'i kesh muajt e numëruar, nuk meriton të jesh asnjë ditë në pushtet

1683310226_berisha.jpg

Gjatë një takimi me qytetarët në Kurbin të cilëve u kërkoi mbështetjen për kandidatin e koalicionit të tij me Metën në zgjedhjet e 14 majit, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama duke i thënë se do t'i ketë të numëruar muajt në pushtet pas zgjedhjeve lokale.

Teksa ripërsëriti thirrjen e tij për publik të hapur me Ramën, Berisha tha se kryesocialisti nuk meriton më të qëndrojë në pushtet me arsyetimin se e ka shkretuar vendin.

“Pas 14 Majit do t’i kesh muajt shumë të numëruar dhe ja ku janë të gjithë. Edi do i kesh në Tiranë se nuk meriton të jesh asnjë ditë në pushtet me këto vjedhje që ke bërë dhe me këtë shkretim që i ke bërë Shqipërisë. Atë e pret miku Charles McGonigal dhe hekurat pa asnjë diskutim bashkë me të. Por para se të vijë dhe ta marrin, t’i japim duart ne dhe dorën e parë t’ia japim duke votuar njëshin”-tha Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sahit: 05/05/2023 20:37

    Kriminel!Plak i rrjellur! Vetem gjak kerkon ky kriminel.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 05/05/2023 18:14

    Avash avash ke koh deri ne vitin 2033. Shpresojm ta arrish,se e ke deklaru vet qe do rrosh shum. Vetem se do mesosh si dhelpra pas b......te dashit se edhe ate e genjente mendja se mos i binin. Ke 10 vjet qe shikon endra me sy hapur. Mbase mund te shkosh nja 10 deri 15 bashki te fituara sidomos ata shpellaret tuaj qe jan pa tru dhe me e keqja me sa shihet as do ju vijn. Absurde nga 30 e ca vjet demokraci dhe akoma shikojm ti shkohet mbrapa nje te rrjedhuri pa sherim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli