Berisha pas mbledhjes: PD e votoi
dje Reformën, Rama nuk e do

Berisha pas mbledhjes: PD e votoi<br />dje Reformën, Rama nuk e do
Ish-kryeminsitri Berisha ngul këmbë se mazhoranca nuk e do reformën dhe se Partia Demokratike e ka votuar atë një ditë më parë në takimin mes Ramës e Bashës.Berisha tha pas mbeldhjes së grupit parlamentar të PD-së se kjo është e vërteta ndërkohë që të tjerat i ka cilësuar mashtrime

“Për çdo shqiptar që i thotë dritës së diellit dritë, opozita shqiptare mbrëmë votoi reformën. E refuzoi njeriu që shkoi me një apo dy fjalime ne xhep. Por opozita votoi variantin që ja kanë sugjeruar ndërkombëtar, votoi variantin që ja kanë premtuar ndërkombëtarët, votoi variantin që ndërkombëtarëve ja u ka sugjeroi Edi Rama. Kjo është e vërteta, të tjerat janë mashtrime.

Është mjerane kur një përfaqësues ndërkombëtar raporton qeverisë së tij të kundërtën e asaj që i ka thënë vetë, por kjo botë është transparente”,
theksoi Berisha.

Një ditë më parë nuk u arrit konsensusi mes Edi Ramës e Lulzim Bashës për reformën në drejtësi. Mbi tre orë bisedime në Pallatin e Kongreseve nuk kanë shërbyer për të dhënë një verdikt pozitiv gjë që do të mundësonte miratimin pa humbur kohë në Kuvend të draftit të reformës në drejtësi.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi