TIRANE - Pasi votoi në qendrën e votimit të ngritur në Liceun Artistik kryeministri Berisha bëri thirrje për qetësi dhe tha se do të prononcohej pasi të kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur disa minuta më parë në Laç, ku u vra një komisioner i LSI-së dhe u plagosën 3 person, mes tyre kandidati i PD-së Mhill Fufi.
Ai bëri thirrje për qetësi dhe për të treguar vlerat qytetare.
“Bëj thirrje të shndërrojmë këtë ditë në një ditë feste mirëkuptimi ku qyëtarët tanë të shprehen lirisht dhe të tregojnë vlerat qytetare. Sa i takon incidentit kur të marr informacionin e duhur do të prononcohem pas informacionit.”
Berisha tha se vota do të respektohet.
"Votova 44. Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime, të votojnë në mënyrën më të qytetëruar, të votojnë për alternativën që gjykojnë më të mirë. I siguroj se vota e tyre do respektohet plotësisht, se këto zgjedhje janë përcaktuese për 4 vitet që vijnë, për mirëqënien, punësimin, integrimin në BE"
Lidhur me incidentin po në Laç, ku u dhunua grupi i xhirimit i TCH Berisha tha “Është e papranueshme. Çdo lloj intimidimi ndaj cdo grupi mediatik.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com