Berisha: Patriarku serb s'duhej ftuar
në Tiranë, armik i egër i shqiptarëve

Berisha: Patriarku serb s'duhej ftuar<br />në Tiranë, armik i egër i shqiptarëve
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrijetin social Facebook, pas shenjtërimit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit". Në reagimin e tij Berisha thotë se patriarku serb Irinej nuk duhej të ftohej kurrsesi në Tiranë, ndërsa e ka cilësuar atë një armik të egër të shqiptarëve.

“Ultranacionalisti Irinej, që ka duar dhe shpirt të lyer me gjak shqiptarësh, i cili kurrësesi nuk duhej ftuar, me deklaratat e tij, dhe huliganet që e shoqëronin me aktet e tyre, dëshmuan se kanë ardhur me qëllim pikërisht ta shndërrojnë këtë akt të madhërueshem hyjnor në një akt sherri të turpeshëm”, shkruan Berisha në rrijetin social Facebook.
 
Ish-kryeministri gjithashtu shkruan se “Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin Irinej si nun të vizitës së tij në Beograd, 5 herë të shtyrë deri tani nga pala serbe”. 

Patriarku i Serbisë, Fortlumturia e Tij Irenej ndodhej në Tiranë për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të fesë ortodokse.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç