Sali Berisha ka premtuar se dhe partia që ai drejton do të organizojë një nga revoltat më të mëdha që ka parë vendi. Sipas tij situata është e tillë që po kalohet çdo limit.

“PD dhe fronti opozitar do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ky vend. Po tejkalohet çdo lloj limiti. Nuk mund të vazhdohet kështu në këtë vend”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se revolta do të vijë edhe pwr mwnyrwn se si qeveria po sillet me energjinw elektrike. Berisha theksoi, se Shqipëria vitin e fundit ka prodhuar 2 terravat energji më tepër seç konsumon. Sipas tij Rama po kwrcwnon qytetarwt për ndërprerjet e energjisë dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. 

"Dua të sqaroj shqiptarët se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit, kaskadës së Fanit dhe mbi 50 HEC-eve të tjera, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021, rreh 90 terravat apo 8,9 terravat energji elektrike, prodhimi saj rekord që se ka pasur kurrë më parë. Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport", tha ai. 

I pyetur për bashkëpunimin me Ilir Metën ai tha se ka kontakt të vazhdueshëm me të.

“Me zotin Meta jemi në komunikim të vazhdueshëm. Është e sigurt që do të ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë”, u shpreh Berisha.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:37
Nuk ishte i pranishëm në festimet për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, Berisha: I nderuar që s’më ftoi zonja Kim

Sali Berisha, i cili nuk ishte i pranishëm në aktivitetin festiv të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në tha se u ndje i nderuar që nuk e ftoi Zonja Kim.

‘Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. U ndjeva i privilegjuar që nderova ngjarjen midis Mirditorëve shqiptarëve më tradicional të të gjitha trojeve. Shprehëm urimet më të mira në 100-vejtorin të cilin PD dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshëm historike. Në këtë kontekst turpërojnë marrëdhëniet me SHBA, figura si Ed Rama, Taulant Balla apo të tjerë. Asgjë nuk më lëkund mua. Besimi tek SHBA, si vendi i madh i lirisë si partneri më strategjik.’- tha Berisha.