Berisha për arrestimin e Nanos: 
I gabuar, dosjen e përgatiti PS

Berisha për arrestimin e Nanos: <br />I gabuar, dosjen e përgatiti PS
Në një intervistë për RTK-në e Kosovës ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zhvillimet e viteve të para të demokracisë ndër të cilat nuk la pa përmendur arrestimin dhe më pas dënimin asokohe të ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano tw cilin e konsideron të gabuar.

“Unë mendoj se me kundërshtarët politikë, përveç arrestimit të Fatos Nanos, arrestim i cili, dosja e të cilit nuk kishte absolutisht asnjë element të shtuar nga Sali Berisha. E kishte pregatitur vetë PS në pushtet dosjen e Nanos. Unë nuk them se ishte fajtor apo jo sepse ështe çështje gjykate, por arrestimi i tij në atë kohë në avancë ishte një hap shumë i gabuar që në mënyrë kategorike s’kishte të bënte me Sali Berishën.

Por Sali Berisha përgjegjësisë nuk i ikën, nuk thotë se nuk isha president. Unë isha president dhe ajo ndodhi. Në raste të tjera kam bërë gjithçka për të gjetur gjuhën me kundërshtarët politikë në çdo moment”,
- thotë Berisha duke theksuar se, është treguar tolerant me kundërshtarët politikë.

“Fakti që ata erdhën në pushtet me rebelim komunist, ata erdhën në pushtet duke gjuajtur me armë presidencën dhe unë ndodhesha brenda në detyrë, duke menduar se mund të pushtonin presidencën, dhe unë i largova me votë nga pushteti, kjo dëshmon besimin tim të madh tek ato parime që unë kisha shpallur”,- thotë Berisha.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare