Berisha: Për Ndrea Prendin
Ina Rama kishte të drejtë
Kreu i PS letër Ina Rames
Llupo i dyshuar edhe për 2 vrasje

Berisha: Për Ndrea Prendin <br />Ina Rama kishte të drejtë<br />Kreu i PS letër Ina Rames<br />Llupo i dyshuar edhe për 2 vrasje
TIRANE- Kryeministri deklaron për emisionin "Fakt" se kryeprokurorja kishte të drejtë për komandantin e Gardës, por mënyra e hetimit s'ishtë ligjore. Ai nuk heq dorë nga deklarimi për grusht shteti.

Është e vërtetë që i keni kërkuar ambasadori Amerikan në takimin që keni pasur para disa ditësh, imunitetin e deputetëve të PS-së?
Me 21 janar unë kryeministri i vendit u gjeta i rrethuar për 5 orë rresht, ndërsa kryeja detyrën time. Ndërtesa u sulmua me hunj, me gurë, me shishe molotov. Një protestë, në të cilën kryeministrit të vendit iu dhanë një seri ultimatumesh në parlament dhe jashtë tij nga kryetari i opozitës, se do të kalosh mbi kufomat, se do ta kesh në prag të derës, nga zëvendëskryetari i tij dhe me radhë. Një protestë, e cila në bazë të dhjetëra për të mos thënë me shumë informacioneve, njerëzit e sjellë u paguan me euro, sepse do të rrëzojmë Sali Berishën.

Ju flisni për skenar?
U mblodhën nga jashtë dhe brenda me qëllimin do të rrëzojmë Sali Berishën. Skenari i kësaj proteste ishte shumë i studiuar, i bashkërenduar me Kryetarin e Shtetit. Shqiptarët duhet të dinë një gjë, që Edi Rama pavarësisht nga i gjithë kompartimenti i tij psikologjik, kurrë, nuk do të guxonte të ndërmerrte atë që mori pa mbështetjen e plotë të Bamir Topit, të Ina Ramës dhe të shefit të shërbimeve dhe të ndonjë tjetri.

Pas ekspertizës së FBI i konsideroni heronj?
Ajo ishte një mbrojtje heroike e institucioneve, në pati tejkalime të ligjeve?! Jam unë i pari që thirra institucionet të hetojnë nëse pati apo jo tejkalim ligji. Institucionet e një vendi të lirë kurrë nuk pushtohen. Ata mbrojtën në një rrebesh të pafund gurësh, shishe molotov, kallëp dinamiti që u hodhën drejt tyre dhe e vërteta është se mbrojtën integritetin e ndërtesës së Kryeministrisë. Të qëndrosh në ato kushte siç qëndruan ata është akt heroik, të bësh gabime, apo faje ose përgjegjësi, ato nxirren të gjitha mbi bazë ligjore.

Kontaktuat me ndërkombëtarët...?
Takoj përfaqësuesit e trupit diplomatik, u them se kjo është e gjithë situata. Këta zotërinj shkojnë dhe takojnë zotin Topi dhe zoti Topi ju kërkon, se kriza zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Zoti Rama do të vinte të mbante fjalim tek zyra ime dhe natyrisht qeveria bëhej e pa qenë, dhe pastaj unë po të kisha shpëtuar prej tyre, do të thirresha të bëja një marrëveshje mbi dhunën dhe forcën, ose dikush tjetër do të përfaqësonte PD-në, ishte një skenar shumë i studiuar.

A është dakord faktori ndërkombëtar me analizën që i keni bërë gjatë një viti 21 janarit?
Unë ju jam shumë mirënjohës qeverisë amerikane, e cila bëri përpjekjet më të mëdha për të ndihmuar këtë hetim. Unë jam në unison me komunitetin ndërkombëtar. Sepse unë nuk kam kërkuar asgjë tjetër përveç hetimit të organizatorëve, të sulmuesve, të sponsorizuesve dhe të vrasjeve. Unë kisha një mundësi.

Që ishte?
Përjashtimi i Ina Ramës nga hetimi. Unë u sulmova, unë ruaja të drejtën e reagimit në mënyrën më absolute kushtetuese së pari dhe e ndoqa këtë. Unë u rrethova, ata që më rrethuan mund të përballeshin me atë që meritoni, unë u vetëkufizova.

U shprehet se "unë kisha mundësi të përjashtoja", me çfarë instrumenti ligjor mund ta përjashtoje nga hetimi?
Po të doja atë e përjashtoja, ajo në hetim nuk merrte pjesë, personalisht, pastaj kisha instrumente ligjor, bëja ligj në parlament. Erdhi ekspertiza e FBI tani, ose edhe e institucioneve tona. Çfarë u bë? U bë gjithçka sipas ligjit.

Pra nuk do të ketë hetim?
Nga Ina Rama?! Çfarë hetimi! Nga Ina Rama ka vetëm prishje të provave intensive shitje të dokumenteve dhe pengesa nga më serioze të hetimit gjatë një viti.

Me këtë po thoni se familjeve të viktimave se autorët e vrasësve do të hetohen vetëm kur të kemi një kryeprokuror të ri?
Absolutisht, familjeve të viktimave do ti garantoj se në përputhje me të gjitha kapacitete e shtetit ligjor, gjithçka do të hetohet rreth vrasjes së njerëzve të tyre. Është familja e viktimave të Ziverit në mos gaboj, vëllai i tij tha se erdha nga Greqia se do rrëzojmë Sali Berishën, e kanë të gjitha mediat këtë. Kjo kërkon një hetim. Por këtë hetim, nuk mund ta bëjnë ata të cilët ishin pjesë e këtij puçi për të rrëzuar Sali Berishën, por çfarë ka tjetër.

Pra 21 janari do të hetohet me një kryeprokuror të ri?
21 janari do të hetohet në kushtet më normale, dhe është kush sinekuanon për paqen e këtij vendi që të hetohet, kaq. Nuk zgjidhet 21 janari me listën që bën Edi Rama për hetim. Cili shqiptarë mund të thotë këtu, se do të na bindë ne se Besnik Bare qenka më përgjegjës sesa deputete e filmuar duke nxituar dhunën.

Tashmë duket se prej një prej flet arresteve që ka firmosur kryeprokurorja natën e 21 janarit kishte të drejtë. Bëhet fjalë për Komandantin e Gardës?
Plotësisht dakord. Është e vërtetë që u pengua ato ditë për shkak të detyrës, por pastaj se pengoi njëri. Erdhi një prokuror amerikan këtu. Kishte një prokuror amerikan dhe prania e tij ishte një nga rrethanat që unë pranova që Ina Rama të vazhdonte.

Në një fare mënyrë e keni përjashtuar e keni dubluar nga hetimi?
Jo përjashtuar, dubluar, pa diskutim. Prokurorja mund të kishte të drejtë për komandantin e Gardës dhe mund të kishte të drejtë për çdo gjë, por gjithçka duhet ta bazonte evident, mbi provat, në të cilat duhej të bazohej urdhër arresti. Prokurorja komunikoi atë që komunikoi Edi Rama. Të shtëna fatale, kjo është ajo që dimë deri tani. Gjuha e ligjit është të shtëna fatale, pastaj a ishin të qëllimshme, a ishin me nishan, a ishin rikoshet ato do të qartësohen. Fakti është se ajo ka një evidencë që lidh plumbin e të ndierit Myrtaj me këtë revole.

Zhdukja e provave e serverit në kryeministri, sipas prokurorisë e vërtetuar edhe nga ekspertiza e FBI. Cila është e vërteta?
Punonjësi i kryeministrisë, është përgjegjës për komjuterat dhe të gjithë sistemin kompjuterit dhe janë dy IT që përgjigjen për këtë, sidoqoftë kjo është një çështjen hetimi. Nuk është ai konstatim i FBI, ai konstatim është i raportit të dërguar me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, prokurorisë, para se ata të marrin serverin.
(intervista u botua sot ne gazeten shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse