TIRANË- Sali Berisha ka dalë ditën e sotme me një skemë mashtrimi, të denjë për filma hollivudian, që për protagonistë ka 4 “armiqtë” e tij, Edi Rama, Yuri Kim, Lulzim Basha dhe ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas Berishës, Rama u thoshte biznesmenëve shqiptarë që i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Esobar, i kishte dorëzuar atij një liste të binzesmenëve që do i sanksiononte. Këtë listë, sipas tij, ua ka dhënë Lulzim Basha, për të sanksionuar biznesmenët që mbështesin ‘Foltoren’. Në skemë, fut edhe Edi Rama dhe ambasadoren Yuri Kim, prandaj i bën thirrje SHBA-së dhe FBI të hetojë këtë dyshe në skemën e mashtrimit.

“Çështja McGonigal nuk përfshin vetëm atë. Sot ushton skema e tij e gjobvënies. Thirrje kongresit të SHBA dhe FBI të hetojnë rolin e Edi Ramës në skemën e gjobvënies. Të hetojnë dhe rolin e Yuri Kim në këtë skemë. Konkretisht unë ju them kaq Edi Rama u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Kjo është e vërteta. Yuri Kim, thërriste një nga një biznesmenët në zyrë ‘Pse financoni Foltoren, se do sanksionoheni. A ishte kjo një skemë që të shkonin dhe të paguanin te Mark Rossini dhe McGonigal gjobat? Pra kjo ishte një skemë në të cilën, kjo ishte një skemë që Edi Rama po fuste në dorë në skllavërim të plotë biznesmenë me lista kësaj radhe, të dorëzuara nga Lulzim Basha. A mundet një mendje njerëzore, por të mos ishte McGonigal, nuk ishte asnjë të drejtë për të bërë një lidhje para jush, por duhet të jesh naiv të mos e bësh këtë lidhje, i bëj thirrje SHBA, FBI, DASH, a ju kujtohet kur në TV shqiptare flisnin për 150 të sanksionuar, po çfarë ishte kjo, ishte bëhu klientë të McGonigal për ndryshe jeni të sanksionuar”, tha Berisha.

Për Berishën, kjo skemë është e mjaftueshme për t’u ngritur në protestë dhe për të bërë të ashtuquajturin ‘Revolucion’. Kritikave se ky revolucion nuk po ndodh, Berisha përsëriti sërish se nuk mund të ndodh brenda një dite, por do duhen vite.

"A mundemi ne të pajtohemi me këtë situatë? A mundet shqiptarët të pajtohen me këtë situatë? Revolucioni nuk kryhet me një ditë. Partia humbi nervin, po nervi janë idealet.
Çfarë ndodhi me ne? Opozitë për të tretën herë pasi shpallëm masakër zgjedhore se ishin zgjedhjet më të këqija në vend, shkuam si dele dhe votuam borxhin e Edi Ramës në parlament. Po kishte gjë më të turpshme? Ia votuam borxhin atij që vjedh çdo qindarkë nga ai borxh. Pra, është e domosdoshme, kërkohet një rimendim i thellë i situatës, kërkohet një vendosmëri dhe një besim për ta larguar këtë regjim", tha Berisha. 

Në fund, Berisha tha se revolucionin e nisur nga opozita sot, do e fitojnë vetëm ata që besojnë tek revolucioni i vitit 1990.