TIRANE - Kryeministri Berisha e ka mbajtur takimin e mbrëmjes me banorë të njesisë nr.5 të Tiranës, në amfiteatrin e liqenit. Ndër të tjera, ata e pyetën se çfarë do bëhet me infrastrukturën përtej qendrës, ku Berisha pranoi se  “Tirana jashtë qendrës ka një infrastrukturë të botës së tretë. Madje, në një nga këto rrugë periferike, desh u thye makina. E di që Tirana ka rreth  250 km rrugë e rrugica të paasfaltuara, por, ama,  investime janë bërë shumë dhe do të vazhdojnë të bëhen derisa të sistemohet çdo rrugë e çdo bllok pallatesh - tha ai.  - "Edhe “atij” ia kemi shtuar fondet, por ai i bënte rroga, paguante militantët, - tha Berisha, duke iu referuar ish-kryebashkiakut Rama dhe duke e ndërtuar thuajse gjithë bisedën mbi krahasimin.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)