MIRDITE - Kryeministri Berisha ka kryer sot shpërthimin e parë në shenjë simbolike, për nisjen e punimeve në HEC-et e lumit Fan: HEC-et e Gojanit, Gjegjanit, Peshqeshit, digën e Urës së Fanit dhe hidrocentralin e Fangut që do ndërtohen nga kompania turke "Aydiner". Investimi vlerësohet 146 milionë euro.
Ky projekt bazohet në bashkimin e dy lumenjve, Fanit të Madh dhe të Vogël me një tunel prej 32 kilometër të gjate, por dhe të një dige të larte prej 84 metër. Fuqia totale e instaluar e tyre është 111 prej MW dhe prodhimi vjetor i 7.1 përqind të nevojave të vendit.
(Foto: Pamje nga shpërthimi i kryer nga Kryeministri në ceremoninë e përurimit të nisjes së punimeve të HEC-it)Kryeministri Berisha, në fjalën e tij, përgëzoi kompaninë për këtë investim, i cili kontribuon në mënyrë thelbësore në projektin e qeverisë – Shqipëria, vend lider në rajon për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet ujore. Gjithashtu, sprehu mirënjohje për këto kompani të mëdha që besojnë dhe investojnë në Shqipëri. “Kompania turke investon këtu 146 milionë euro, para të sajat dhe pasi përfundon veprën paguan tarifën e koncesionit, taksën shqiptare dhe pas një periudhe të caktuar në kontratë ndërtimin, hidrocentralin ia kthen popullit shqiptar si pronë të tij. Kjo është e vërteta e koncesioneve. E thashë këtë për ata që bëjnë betejat e Donkishotit me koncesionet, për ata që kërcënojnë me anullime koncesionesh”, tha Kryeministri.
(Foto: Pamje nga ceremonia e përurimit të nisjes së punimeve të HEC-it)“Do të ndërtojmë HEC-e në të katër anët e vendit. Të synojmë të nesërmen. Ftoj banorët dhe të gjithë shqiptarët të votojnë për zhvillmin, punësimin. Ne jemi seriozë në projektin tonë dhe ne po e faktojmë me projekte çdo ditë, se ku do të punësohen shqiptarët”,-tha kryeministri, duke sulmuar kreun e PS-së, sa i takon deklaratave të tij se do të anulojë konçesionet kur të vijë në pushtet.
(Foto: Pamje nga ceremonia e përurimit të nisjes së punimeve të HEC-it)“Në to do të punësohen 30 mije qytetarë në të katër anët e vendit, janë format ndër më të suksesshmet për zhvillimin e një ekonomie. Këtë e them për ata të cilët bëjnë betejat e Don Kishotit me koncesionet, ata të cilët theksojnë se do bllokojnë koncesionet, ata përpiqen të bllokojnë zhvilimin, punësimin” ,- theksoi kreu i Qeverisë.
Redaksia online
(ar.sh/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47