Berisha, përveç SHQUP edhe me
një zyrë tjetër të re pranë BE-së
Edhe Berisha ashtu si Nano me një zyrë në një nga Kullat në kryeqytet: Nano te Dy Kullat, Berisha te kulla Aba Center. (Në foto: Abba Center, aty ku do vendoset zyra e re e Berishës).
TIRANË - Edhe Berisha ashtu si Nano me një zyrë në një nga Kullat në kryeqytet: Nano te Dy Kullat, Berisha te kulla Aba Center.
Pavarësisht se ish-kryeministrit Sali Berisha i është rezervuar një zyrë në selinë e re të PD në ambjentet e ish-Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë prej disa ditësh Berisha ka marrë në përdorim një zyrë tjetër, në një nga qendrat e biznesit në kryeqytet.
Zyra e re e ish-liderit të Partisë Demokratike është vetëm pak metra larg banesës së tij dhe ndodhet ekzaktësisht përballë Televizionit Publik Shqiptar.
Ndryshe nga koha kur ishte Kryeministër, tashmë Berisha e bën rrugën nga shtëpia në zyrë i pashoqëruar nga eskorta dhe truproja të shumta.
Berisha është parë në ambientet e kësaj qendre i pashoqëruar nga eskorta, madje nuk është pikasur asnjë nga shoqëruesit e tij, pavarësisht se gëzon statusin e ish-Kryeministrit dhe duhet të ruhet nga katër shoqërues.
Për të përshkruar këtë rrugë, Berisha përdor makinën që mori nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, kamera e “A1Report” ka filmuar edhe rrugën ku ndodhet shtëpia e ish-kryeministrit Berisha në të cilën kalimi ka qenë i kufizuar nga të dy skajet e rrugës.
Deri një javë më parë kjo rrugë ruhej nga punonjësit e Gardës, ku mund të kalonin vetëm këmbësorët, ndërsa tashmë këtë segment e kanë përshkuar edhe automjetet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35