Berisha: Piktori dështak po varros
pasuritë arkeologjike të Lezhës

Berisha: Piktori dështak po varros<br />pasuritë arkeologjike të Lezhës
Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku akuzon kryeministrin Rama se është një piktor dështak që po varros pasuritë arkeologjike të Lezhës duke i betonizuar ato.

Piktori dështak dhe qeveria e tij, me Institutin e varrosjes së vlerave arkeologjike po betonojnë barbarisht dhe zbulimet rastësore por shumë të rëndësishme, duke dhunuar kështu ligjet e vendit dhe bërë një krim të mirëfilltë,” – shkruan Berisha.

Më tej ish-kryeministri i ka bërë thirrje qytetarëve lezhjan që të dalin në protesta për të mbrojtur vlerat e mëdha arkeologjike kulturore të Lezhës.
 
Statusi i plotë i Sali Berishës në Facebook
Piktori deshtak varros pasurite perrallore arkeologjike te Lezhes, kryeqender shqiptare e te gjitha kohrave!!
Te dashur miq, Lezha vleresohet si vendi me pasurite me te medha arkeologjike per t'u zbuluar, jo vetem te trojeve shqiptare por dhe me gjere. Instituti arkeologjik gjerman kishte percakuar disa vjet me pare Lezhen si treven arkeologjike me te rendesishme te vendit, me pasuri perrallore te kohrave, shekujve dhe mijevjeçarve te shkuar. Nje marreveshje u arrit me kete Institut per studimin e perbashket me Institutin tone te arkeologjise te kesaj zone! Mirepo ne vend te studimit serioz, mbrojtjen e pasurive te çmuara arkeologjike, piktori deshtak dhe qeveria e tij, me Institutin e varrosjes se vlerave arkeologjike po betonojne barbarisht dhe zbulimet rastesore por shume te rendesishme, duke dhunuar keshtu ligjet e vendit dhe bere nje krim te mirefillte.
Ju bej thirrje qytetareve, te rinjve, intelektualeve te ketij qyteti, te mbrojne me protesta te fuqishme vlerat e medha arkeologjike kulturore te Lezhes, si pasuri mahnitese e tyre dhe brezave qe vijne, nga piktori deshtak, qe dhe ne kete fushe duket se po ndjek rrugen e te atit arkitekt famezi i genocidit kulturor hoxhist! sb

berisha fb

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve