TIRANË - Kryeministri në ikje, Sali Berisha ka komentuar edhe sot, të dielën pushuese, marrëdhëniet me kundërshtarët e tij politikë, duke i akuzuar këta se janë vërsulur me urrjetje dhe tërbim njësoj si etërit e tyre mizorë kundër forcës politike kundërshtare, duke gjetur pretekst të sulmeve primitive vendimin e qeverisë per t'i dhënë në përdorim si seli PD-së një godinë të ushtrisë, e cila në 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe përdoret më shumë se për çdo gjë tjetër për dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.  

KOMENTI I PLOTË I BERISHËS

Piktori me neobllokmenët e tij, vetëm urrejtje ndaj kundërshtarit

"Të dashur miq, prej mese dy javesh Piktori dhe neobllokmenet e tij, mediat qe ata kontrollojne, jane versulur me urrejtje dhe terbim njelloj si eterit e tyre kunder forces politike kundershtare. Si pretekst per keto sulme primitive ka sherbyer vendimi i qeverise per t'i dhene ne perdorim si seli PD-se nje godine te ushtrise, e cila ne 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe perdoret me shume se per çdo gje tjeter per dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.

Piktori, neobllokmenet e tjere dhe mediat e tyre me zhurmen dhe urrejtjen qe shperndajne kunder partise kundershtare deshmojne mentalitetin e eterve te tyre mizore dhe perpiqen te mbulojne vjedhjen e votave te shqiptareve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para te pista. Qytetare, duhet te jemi gati se keta qe e nisin me urrejtje jane rrezik i madh kombetar! sb".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)