Sali Berisha më në fund e ka pranuar se ka drejtuar një qeveri hajdutësh, që kanë vjedhur buxhetin e shtetit në të gjitha mënyrat. Teksa ka sulmuar kryeministrin aktual Edi Rama se po abuzon me pushtetin, ish-kreu i ekzekutivit shqiptar është shprehur se kjo qeveri po vjedh më shumë se qeveritë e mëparshme. Pra pranon se qeveritë e mëparshme kanë vjedhur.
“
Sot këtu është një debat mbi abuzimet masive të qeverisë Rama-Kokëdhima në koncesione. Qeveria Rama-Kokëdhima është qeveria e hajdutëve të shtetit, është qeveria që në një vit ka vjedhur më shumë se të gjithë qeveritë e marra së bashku në 25 vite. Ju ngriheni këtu dhe villni vrer ndaj koncesioneve në hidrocentrale, të cilat përbëjnë suksesin më të jashtëzakonshëm në historinë e një qeverie. Janë 161 kontrata të firmosura për 430 HEC”, ka qenë deklarata e papritur e ish-kreut të qeverisë Sali Berisha, që në përpjekje për të sulmuar qeverinë Rama, pranon se dhe ai vetë në krye të qeverisë ka vjedhur, megjithëse sipas tij më pak se Rama.
Një deklarata në limitet e sinqeritetit me sa duket, por duke menduar se në 25 vite postkomunizëm, Berisha ka qenë në krye të shtetit shqiptar për 13 vite me radhë, gati dyfishi i PS, është më se e qartë se dëmi që i ka shkaktuar shtetit shqiptar, e pranuar nga vetë Berisha, është kolosal. Aq më tepër kur qeverinë e drejtuar nga Rama e sulmon se vjedhjet kanë qenë në shifra miliarda eurosh, atëherë po ta llogarisësh me “kutin” e Berishës, që pranon se dhe qeveria e tij ka vjedhur dhe për pasojë po sipas “kutit” të tij kryeministri ka pjesën e tij të luanit në këtë vjedhje, atëherë rezulton se vjedhja e qeverisjeve të Berishës kanë qenë miliarda eurosh apo dollarëshe.
Duke e marrë për bazë këtë deklaratë të Berishës, që pranon se në qeverisjen e tij është vjedhur, megjithëse sipas tij, më pak se qeveria Rama, atëherë është emergjente të shtrohet pyetja: Pse Berisha nuk i denoncon këto vjedhje të tij dhe të qeverisë së drejtuar prej tij në organet e drejtësisë, çfarë ka vjedhur konkretisht. Duke bërë kështu një autotransparencë dhe duke e kaluar “topin” në fushën e Ramës. Por kur dëgjon Berishën që përmend koncesione, investimet në rrugë, shëndetësi etj indirekt tregon dhe sektorët ku ai e qeverisja e tij ka vjedhur.
(Berisha teksa flet nga foltorja gjatë seancës së sotme (28 janar) parlamentare)Redaksia online
(s.m/shqiptarja,.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02