DURRËS (ISHËM) Kryeministri Sali Berisha ka premtuar sot në Ishëm të Durrësit, se brenda vitit do të ndahen tapitë e tokave në të gjithë vendin,kjo falë hartës dixhitale të tokës. Berisha pranoi se ka rritje të krimit dhe se duhet një reformë në polici.
"Lidhur me rendin, në mënyrë të padiskutueshme janë shtuar veprat e kriminalitetit dhe policia duhet të bëjë më shumë. Por shkallën e zbulimit, policia e ka ndër më të lartat dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por një reformë tjetër duhet në polici. Këto kohë forcuam disa vepra penale. Dënimi tavan ka qenë 25 vjet dhe për disa vepra penale si për hakmarrjen, vrasjen e gruar, të punonjësit të policisë etj. e çuam në 35 vjet. Disa dënime penale për vepra të tjera duhet të shqyrtohen. Jam plotësisht dakord me ju. Ju garantoj se një reformë tjetër, e thellë, e policisë do të bëhet. Mund të ketë mundësi shtimi i numrit të tyre, nuk e përjashtoj pasi shoh vëllimin e punës dhe po të jetë problemi do ta shtojmë edhe numrin e tyre. Ne do të bëjmë gjithçka për konsolidimin e një rendi publik, siç e meritojnë qytetarët shqiptarë."
FSHATARËT, BRENDA VITIT TAPITË
“Brenda vitit do të zgjidhim problemet, që lindën nga ndarja e tokave sipas ligjit 7 501”, premtoi Berisha në Ishëm, ku ka mjaft banorë të ardhur.
“Tokat e tapitë, kur u ndanë me ligjin e 17501 për fatin më të keq, le ta quajmë procesin më gjeometrik të kësaj, ka krijuar këto probleme, që keni ju sot. Si do zgjidhet kjo? Ne do bëjmë hartën dixhitale të tokës dhe harta do të tregojë qartësisht pozicionin e çdo parcele. Ne ju kemi dhënë me dy vendime të rëndësishme; do bëjmë hipotekat në komuna dhe me dixhitalizimin e tyre brenda vitit do të verifikojmë dhe ndajmë tapitë”.
Berisha ka premtuar në Ishëm rrugë, kanale vaditëse dhe zhvillim të turizmit, si dhe që lumi i Ishmit të jetë një nga më të pastrit në rajon.
Berisha ka premtuar si në çdo takim tjetër elektoral, pagesë në dorë të akcizës së naftës,tvsh 20%, mbështetje për fermerët, punësim etj.
PËR VADITJEN MUND TË ISHTE BËRË MË SHUMË
Kreu i qeverisë në bashkëbisedimin me banorë të komunës Ishëm, në Durrës, deklaroi se, deri tani, për zhvillimin e këtij sektori, janë investuar rreth 550 milionë dollarë, por shtoi ai, nevojiten më shumë fonde për ta organizuar këtë sector në shkallë vendi.
"Në mënyrë të pamohueshme për vaditjen mund të ishte bërë më shumë", deklaroi Kryeministri, duke shtuar se në dy mandatet e para përqëndrimi ynë kanë qënë rrugët.
"Kemi bërë gjithçka që të ndërtojmë rrugët. Unë besoj se kjo nuk është gabim, sepse jam i bindur që rruga përbën themelin e zhvillimit pas shkollës dhe e energjisë elektrike", u shpreh kreu i qeverisë.
Ai informoi se, si qeveri, pas rrugëve, projekti i dytë më i madh do të jetë vaditja. "Do të bëjmë gjthçka që ne të ndërtojmë sistemin më të mirë të vaditjes", siguroi Kryeministri.
TIRANA ME IMPANT UJËRASH TË ZEZA
"Tirana fillon shumë shpejt ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza. Ky projekt do të bëjë të mundur që ujërat e Tiranës të derdhen të pastra si kristal për ta mbrojtur Ishmin. Përveç Tiranës ne kemi një objektiv që në detra të mos derdhet asnjë pikë uji e ndotur", theksoi Kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë u shpreh se "ne jemi shumë të vendosur në pastrimin e ujërave dhe kemi investuar shumë, 60 impiante përpunimesh të ujërave të zeza janë përuruar e do të përurohen shumë shpejt".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Do investojmë 22 mln $ në Kombinat, por PS i mohon"