Berisha pret Lu:Lufta ndaj krimit dhe
korrupsionit jetike për Shqipërinë

Berisha pret Lu:Lufta ndaj krimit dhe<br />korrupsionit jetike për Shqipërinë
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka qenë arsyeja e një takimi midis ish-Presidentit Sali Berisha dhe ambasadorit Amerikan në vendin tonë, Donald Lu. Berisha ka pritur në takim ambasadorin Amerikan me të cilin ka diskutuar rreth këtzre çështjeve me rëndësi jetike për vendin tonë.

Çështje tjetër e rëndësishme që u diskutua në këtë takim ishin edhe reforma në drejtësi dhe rëndësia e madhe e kësaj reforme për funksionimin e shtetit ligjor dhe garantimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

‎Ndërkohë, Berisha i ka shprehur mirënjohjen e thellë Ambasadorit Lu për angazhimin dhe përkushtimin e tij në zgjidhjen e problemeve madhore të vendit si dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërsa Ambasadori Lu, pas një diskutimi të zgjeruar për këto probleme, vlerësoi mbështetjen e Berishës për këto çështje të rëndësishme për konsolidimin e shtetit ligjor dhe të ardhmen e tij.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…