TIRANE - Mesazhi se Shqipëria është e interesuar për një kapitull të ri marrëdhëniesh pozitive me Serbinë, iu përcoll ministrit të Jashtëm serb, edhe nga kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Në takimin e zhvilluar menjëherë pas atij me minsitrin e Jashtëm Edmond Panariti, në kryeministri, Ivan Mrkiç iu tha se "një zhvillim i tillë sipas tij, është edhe në interes të rajonit dhe të qëllimit të përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian."- informon zyra e shtypit pranë kryeministrisë.
Nga ana e tij diplomati serb tha se marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve duhet të bazohen në qëllimet e mira të përbashkëta, pavarësisht se pranoi që mes tyre ekzistojnë diferenca.
"Dallimet mes të dy vendeve nuk duhet të bëhen pengesa për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe se pavarësisht të shkuarës, e ardhmja e këtyre marrëdhënieve duhet të jetë ajo e miqësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, si në edukim, kulturë, turizëm, ekonomi etj."-theksoi Kryeministri .
“Përmirësimi i lidhjeve infrastrukturore lehtëson shkëmbimet ekonomike, tregtare,. kulturore etj. Kështu, ndërtimi i autostradës Nish – Merdarë dhe i një hekurudhe që lidh portet e Shqipërisë me Evropën Qendrore, do të krijojnë hapësira të mëdha bashkëpunimi në të ardhmen.” nënvizoi më tej Berisha.
Ministri Mrkiç e falënderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe i përcolli përshëndetjet e Presidentit Nikoliç dhe Kryeministrit Daçiç për të dhe popullin shqiptar. Ai u shpreh se në këtë vizitë sillte mesazhin e ndjenjave miqësore të qeverisë së re serbe, për popullin shqiptar.
"Të dy bashkëbiseduesit u shprehën për nevojën për të rikapur shanset e humbura në të shkuarën dhe se, në këtë kuadër, është me rëndësi zhvillimi i takimeve në kuadrin e një komiteti ndërqeveritar, i cili do të identifikojë fushat me interes dypalësh". - mbyllet njoftimi i zyrës së shtypit pranë kryeministrit Berisha.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com