Berisha pret Starmer: Luftë ndaj krimit

Berisha pret Starmer: Luftë ndaj krimit
TIRANË - Kryeministri Berisha priti dje në mesditë Drejtorin i Prokurorisë Publike në Angli dhe Ëells, Keir Starmer QC, i cili shoqërohej nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona McIlWham, si dhe bashkëpunëtorë të tij.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar sot nga zyra e shtypit e kryeministrisë, Starmer e falenderoi Kryeministrin Berisha për takimin dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar. Ai vlerësoi vullnetin politik të kryeministrit dhe qeverisë së tij në mbështetjen e dhënë ndaj organeve ligj zbatuese në këtë bashkëpunim.
Starmer theksoi efikasitetin e luftës së përbashkët ndaj krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe trafiqeve gjithashtu vlerësoi dhe dha mbështetje për punën që bëhet në Shqipëri në këtë drejtim.
Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Starner për ndihmën mbështetjen dhe bashkëpunimin në prioritetin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Ai theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në këtë drejtim. Në këtë kuadër, kryeministri tregoi gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për nënshkrimin e çdo marrëveshje dhe krijimin e kornizës së nevojshme që do të rriste efikasitetin në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme. “Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare jep mbështetjen e plotë për të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që përballen me krimin e organizuar”, përfundon njoftimi për shtyp.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament