Berisha pritje për ministrat
“Me reforma përballuam krizën”

Berisha pritje për ministrat<br />“Me reforma përballuam krizën”
TIRANË – Kryeministri Berisha vlerësoi sot punën e kabinetit të tij qeveritar për arrtijen e reformave gjatë vitit 2011. Në një pritje të organizuar me ministrat me rastin e festave, kreu i qeverisë pohoi se reformat e mbrojtën vendin nga kriza.
“Reforma, të cilat kanë bërë të mundur që ky vend i vogël të mos njohë krizën dhe të realizojë me ambicie të gjitha objektivat e parashikuara në programin e saj, një vit më parë. Unë dua të falenderoj bashkëshortet tuaja, me bindjen më të thellë se pa mbështetjen tuaj nuk do mund të ishin realizuar këto objektiva që janë realizuar gjatë këtij viti:, tha ai duke e cilësuar 2011 si një vit të suksesshëm.
“Edhe këtë vit, sërish, ambiciet e projektet tona ishin shumë të mëdha, por mendoj se dy procese të mëdha e të rëndësishme patën vend këtë vit: Zgjedhjet lokale jashtëzakonisht të rëndësishme, në të cilat mbizotëroi Kushtetuta, kushtetutshmëria dhe u numërua çdo votë e qytetarëve shqiptarë para kamerave dhe dritës së diellit dhe një proces tjetër, edhe ky jashtëzakonisht i rëndësishëm, ishte censusi që përbën fotografinë e vërtetë të realitetit shqiptar dhe tregues i tij më kryesor për vitin 2011”, deklaroi ai.
Berisha, sikundër bëri edhe një ditë më parë në analizën vjetore këmbënguli se viti po mbyllet me parametra të stabilitetit makroekonomik më mirë se shumica dërrmuese e të gjitha vendeve në Europë, pa rritje të borxhit dhe duke realizuar me plot ambicie projektet e parashikuara.

PARASHIKIMI PER 2012
“Para kemi një vit tjetër intensiv. Një vit, i cili dallon nga çdo vit tjetër, sepse është viti i 100 vjetorit të pavarësisë. Është viti, në të cilin ne duhet të bëjmë gjithçka që Shqipërinë 100 vjeçare ta nusërojmë e nderojmë sa më mirë. Ne i kemi të gjitha mundësitë. Ky është një vend i bekuar, me potenciale të jashtëzakonshme. Këtë vend e kanë dënuar regjimet e pushtimet, por sot, ai është një vend i lirë dhe shqiptarët dëshmojnë se me iniciativën e tyre janë njerëzit më të fortë të kësaj toke. Me lumenjtë e djersës e sakrificën e tyre, absolutisht, ata janë të pashembullt".
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)