Berisha: PS, politikë marksiste
Rama: Ne, si Obama e Merkel
Kryeministri sulmon programin e ri të Partisë Socialiste. Berisha: Rama me taksën progresive rrënoi bashkinë. Kryetari i PS-së reagon në Twitter: Ne jemi me marksistët Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut të vet.
TIRANE- Kryeministri Berisha e cilëson një program që bazohet mbi „politikën marksiste“ programin e ri, që Partia Socialiste prezantoi dje në Asamblenë e Përgjithshëm. Kreu i qeverisë e konsideroi propozimin e PS për taksën progresive si politikë marksiste e cila mund të shkaktojë vetëm rrënimin. Reagon kryesocialisti Rama: Ne jemi me marksistët Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut të vet”
BERISHA: PS, SI MARKSI TAKSON TË PASURIT „Taksa marksiste nuk do të kthehet kurrë në këtë vend. Ata që mendojnë se do begatojnë vendin duke luftuar të pasurit, duke bllokuar privatizimin e koncesionin, nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpalosin alternativën e etërve të tyre, e cila nuk mund të kthehet kurrë në këtë vend. Sistemi marksist nuk ka dhe nuk mund të ketë të ardhme. Ai është provuar që bazohet në rrënimin e të pasurve. Ata le të merren me Marksin po të duan, por i siguroj se do mbeten brenda selisë së tyre.Marksi në rrugët e Shqipërisë nuk do të mund të shëtisë më. E kanë provuar shqiptarët më shumë dhe në mënyrën më të tmerrshme se të gjithë të tjerët”, deklaroi Berisha. Kreu i qeverisë akuzoi Ramën, se me taksën progresive që aplikoi në Bashkinë e Tiranës, nuk bëri gjë tjetër vecse e rrënoi atë institucion.
“Na del me taksë progresive në një kohë që bashkinë e falimentove kur rrite taksat dhe e dorëzove si sistem fiskal të dështuar. Atëherë më thoni ju mua cfarë mund të bëjnë politikat fiskale të Marksit, përvec rrënimit...” shtoi Berisha.
Ai garantoi investitorët se në Shqipëri e vetmja politikë që do të ndiqet është ajo e zgjerimit të lirisë ekonomike. “Sistemi marksist fiskal bazohet në rrënimin e të pasurve, ndaj edhe dua t’i garantoj sipërmarrësve investitorë, jo vetëm që nuk mund të ketë mendim për të rritur kontrollin ndaj tyre, por qeveria do lehtësojë veprimtarinë e tyre. Do zgjerojmë lirinë ekonomike të sipërmarrjes. Kjo është rruga më e sigurtë, në këtë kohë të vështirë krize”, theksoi Berisha.
RAMA: NE JEMI ME MARKSISTËT OBAMA, MERKEL Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit reagoi dhe kreu i opozitës. Në faqen e tij zyrtare në Tëitter Rama është përgjigjur duke thënë se një sistem i tillë taksash mbështetet nga liderët e vendeve të të fuqishme europiane e botërore. “Ne jemi me marksistët Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me
marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut të vet”, shkruan Rama.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04
-
Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë
27 Nëntor, 23:04
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56