Berisha: Pseudo-reforma e Ramës
u heq lirinë universiteteve private

Berisha: Pseudo-reforma e Ramës<br />u heq lirinë universiteteve private
TIRANE- Pak bashkëbisedimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi dje më studentë të një universiteti privat në vend, ku u diskutua edhe reforma në arsimin e lartë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Duke e quajtur “pseudo-reformë”, reformën që po diskutohet për arsimin e lartë në vend, Berisha thotë se “Rama është njeriu që bëri fushatën zgjedhore kundër universiteteve private”. Berisha shkruan në “Facebook” se Rama me përpjekjet për të kthyer universitetet private në publike, dhe sipas tij “ky është një lloj ‘nacionalizimi’, që u heq atyre pavarësinë dhe lirinë akademike.
 
“Ai para studentëve dhe drejtuesëve të këtij universiteti deklaroi se sipas pseudo-reformës së tij ata do financonin universitetin e tyre kurse qeveria do marrë kontrollin dhe drejtimin, natyrisht njëlloj si universitet publike me financim publik. Kjo de facto është një lloj "nacionalizimi" i universiteteve private, të cilat para kontrollit madje dhe subvencioneve burokratike qeveritare preferojnë për të ndjekur garën, pavarësinë e tyre, iniciativën e lirë dhe lirinë akademike.
 
Qeveria me pseudo-reformën e vetë à la carte, në vend të modelit të vërtetë të vendit që pretendon se bazohet, ka stisur një variant të politikes së re ekonomike (NEP) në arsimin universitar”, shkruan Berisha.
 
Reagimi i plotë i Sali Berishës në “FB”
Te dashur miq, Rama, njeriu qe beri fushaten zgjedhore kunder universiteteve private, iu deklaroi dje studenteve te universitetit te Neë York-ut ne Tirane (universitet privat me reputacion) se ai me pseudo-reformen e tij te arsimit te larte do t'i "lumturoje" duke shnderuar universitetin e tyre teresisht privat ne nje universitet publik me financim privat.
 
Konkretisht ai deklaroi: "Nuk duhet të ketë më universitete private dhe shtetërore, por duhet të ketë vetëm universitete publike. Universitete publike që financohen nga shteti, universitete publike që financohen nga privati". Me kete klasifikim, unik ne llojn e tij, Piktori deshtak faktoi se ai nuk ka nocionet me elementare te publikes dhe privates dhe deshmoi se thelbi i pseudo-reformes se tij eshte konfiskimi ne arsimin e larte te inisiatives se lire por dhe lirse akademike.
 
Ai para studenteve dhe drejtueseve te ketij universiteti deklaroi se sipas pseudo-reformes se tij ata do financonin universitetin e tyre kurse qeveria do marre kontrollin dhe drejtimin, natyrisht njelloj si universitet publike me financim publik. Kjo de facto eshte nje lloj "nacionalizimi" i universitetve private, te cilat para kontrollit madje dhe subvencioneve burokratike qeveritare preferojne per te ndjekur garen, pavaresine e tyre, inisiativen e lire dhe lirine akademike.
 
Qeveria me pseudo-reformen e vete à la carte, ne vend te modelit te vertete te vendit qe pretendon se bazohet, ka stisur nje variant te politikes se re ekonomkike (NEP) ne arsimin universitar.
Me injorancen e tij totale per sistemet arsimore, aversionin e trasheguar per privaten dhe inisiativen e lire, intolerancen ndaj lirise akademike, energjine e tij negative te pashtershme, Rama demonizoi dhe vdiq pa lindur njeren nga reformat me jetike per vendin, ate te sistemit te arsimit te larte! sb
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç