Berisha publikon audion, Rama:
Ka drejtorë që po na nxjerrin bojën

Berisha publikon audion, Rama:<br />Ka drejtorë që po na nxjerrin bojën
TIRANË- Nuk rresht lideri historik i demokratëve së sulmuari mazhorancën, kryeministrin e saj, përmes ‘armës’ më të dashur të tij, vidiot të siguruara nga njerëzit më të vlerësuar të tij, spiunët dhe përgjuesit. Kështu, Ish-kryeministri Berisha pas publikimit një ditë më parë të një egjistrimi audio ku dallohet kryeministri Rama gjatë një takimi me grupet e punës për zgjedhjet në Shkodër, publikoi dje audio regjistrimin e plotë.

Sipas Berishës ky regjistrim dëshmon se si shpërdorohet, keq shfrytëzohet shteti dhe resurset shtetërore në një fushate politike për interesa partiake, duke shkelur parimin e zgjedhjeve te lira. Detaji shtesë që dallohet nga regjistrimi i plotë është kritika që Rama bën ndaj përzgjedhjeve në nivel drejtues duke theksuar se disa prej tyre "Na kanë nxjerrë bojën".

Në këtë transkriptim të ri të ish-kryeministrit thuhet se Rama të ketë thënë se në të gjithë territorin janë bërë dy gabime, me burimet njerëzore dhe me emërtesat dhe se jo të gjithë drejtorët kanë, janë në vlerësimet e duhura, madje në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po i nxjerrin bojën mazhorancës. Berisha paraqitjen e këtij transkriptimi të fjalës së Ramës e përdor për të treguar se si do të përdoret administrata dhe nivelet e larta të saj në fushatën zgjedhore të 21 qershorit.
 
Transkriptimi i plotë
Po japim postimin e plotë të Berishës dhe regjistrimin audio bashkë me transkriptimin.

“Të dashur miq, më poshtë keni videon dhe transkriptin e videos. Dëgjojeni dhe lexojeni vetë! sb

RAMA: "...Çdo drejtor, çdo shef, çdo përgjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI por për këtë do t'ju flasë kryetari, një fije pushtet, duhet të garantojë që do ta ketë prapë në 22 qershor (shënim i yni: bëhet fjalë për postin). Ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë territorin kemi bërë dy gabime, me burimet njerëzore dhe me emërtesat. Jam i vetëdijshëm që në të gjithë territorin jo të gjithë drejtorët kanë, janë në vlerësimet e duhura.

Jam i vetëdijshëm që në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën. Shtabit drejtues, që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i deputetëve që janë këtu në sallë iu tha vetëm një gjë, që të gjithë këtyre drejtorëve, nëndrejtorëve që janë dhe shefa dhe përgjegjës, do t'u caktojnë detyrën konkrete.

Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë, dikush një zonë, dikush 5 qendra, dikush 2 qendra e kështu me radhë, por ama, aty në krah secili nga ju do të marri në dorë letrën dhe do ju thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qendër votimi.

Shko tani derë më derë, shtëpi më shtëpi, trokit dhe fol për Keti Bazhdarin, dhe kush është i Partisë Socialiste të kërkojë votat për Partinë Socialiste, kush është me LSI të kërkojë votat për LSI, por të gjithë bashkë për Keti Bazhdarin në radhën më të parë, se kjo është kryesorja, dhe në fund fare në qoftë se rezultati, objektivi nuk do të arrihet tek kutia, dmth që koha për ti hapur vendin dikujt tjetër ka ardhur me datën 22.

Historia e Partisë Socialiste në pushtet, dhe ata që janë këtu e njohin historinë e Partisë Socialiste në pushtet, ka qenë historikisht që kush bëhej drejtor i kthente shpinën betejës, nëpër kafe, nëpër historira, dhe shumica dërrmuese u bë edhe shkaku që filloi edhe degjenerimi i pushtetit të PS. Kjo nuk ka për të ndodhur prapë, kjo nuk ka për të ndodhur prap dhe ne nuk do ta lejojmë këtë që të ndodhi, sepse ne kemi bërë mirë që kemi investuar mbrapsht tek ju besimin që ju të merrni përgjegjësi dhe kështu me radhë, por kjo nuk është e ndarë nga domosdoshmëria që shumica jonë, që qeveria jonë, jo vetëm të performojë, jo vetëm të japë rezultate, por edhe të marrë mbrapsht nga populli atë që i takon.

Dhe është rasti që disa prej jush këtu të shlyejnë një pjesë edhe të degradimit që kanë shkaktuar në imazhin e PS me punën e tyre si drejtorë, ta shlyejnë duke i kthyer mbrapsht Partisë Socialiste kreditë që ka marrë me 23 qershor në Shkodër, bashkë me LSI, pa diskutim. Dhe për këtë arsye nuk kemi shumë për të diskutuar kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Çdo njëri nga ata që ka një përgjegjësi më shumë se sa punonjësit e thjeshtë, aty tek punonjësit e thjeshtë gjëja është pastaj tek organizimi i natyrshëm dhe detyra të natyrshme…"
 
Drejtorët
Detaji shtesë që dallohet nga regjistrimi i plotë është kritika që Rama bën ndaj përzgjedhjeve në nivel drejtues duke theksuar se disa prej tyre "Na kanë nxjerrë bojën"


Postimi i Berishës dhe regjistrimi audio bashkë me transkiptimin
 
 

Rama drejtoreve te shtetit: Kutite e Votave ose PostinTe dashur miq, me poshte keni videon dhe transkriptin e videos....

Posted by Sali Berisha on 2015-05-06

Ora 17: 00 Berisha paraljmëron: Regjistrimi i plotë në oren 18:00!
Te dashur miq, ne ora 18:00 do postoj per ju ne FB, me te plote transkriptin dhe videon me zerin Edi Rames, ne te cilen deshmon vendimin e tij per te mos bere zgjedhje ne Shqiperi. Edi Rama me ze dhe tone kercenuese kerkon nga çdo drejtor, shef sektori apo punonjes i administrates shteterore te sjelle votat (pra te vjedhe votat - shenim i imi) ose perndryshe do humbasi vendin e punes.

Ne oren 18:00, ata qe jane te interesuar do te kene me te plote regjistrimin e Rames ne takim me zyrtaret e administrates ne Shkoder, ku ai kerkon votat ose do t'iu marre atyre kafshaten e gojes. Keto jane standartet e zgjedhjeve qe pregatit ai per Shqiperine! Sb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos