Berisha: Puna e qeverisë
do publikohet “online’

Berisha: Puna e qeverisë<br />do publikohet “online’
Kryeministri Berisha flet në mbledhjen e qeverisë për vizitën e tij në Malin e Zi. Ai falenderoi homologun e tij Malazezë për pritjen e ngrohtë që iu bë. Berisha foli për projektet dhe angazhimet e ndërmarra me vizitën në Mal të Zi.

“Jemi angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës. Rruga Muriqan-Ulqin ka filluar ndërtimin e kilometrave të para. Do shqyrtojmë projektin e thellimit të Bunës dhe po shqyrtojmë një subvencion për Krocierat” tha Berisha.

Në mbledhjen e sotme Berisha u kërkoi Ministrave të publikojnë online shpenzimet e kryera, për një transparencë më të madhe por edhe për një kontroll më të mirë të punës së administradës.

“Cdo akt kontrolli të botohet në faqen zyrtare të institucioneve si një dëshmi dhe vullnet i transparencës së plotë. Transparenca totale e institucioneve është parësore për qeverinë shqiptare" u shpreh Berisha. “Qytetarët të mos i lexojnë vetëm në faqen zyrtare të ministrisë, por të cdo agjencie që varet nga ministria. Z Pollo duhet të bëhet gjithcka në mënyrë që kjo në kohën më të shkurtër të bëhet realitet”. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar