TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për Paketën Fiskale për të cilën ai thotë se, rrit taksat dhe buxhetin që nuk rrit rrogat dhe pensionet!!
“Të dashur miq, dje hyri në fuqi paketa fiskale e qeverisë Rama - Meta, e cila rrit taksat dhe për rrjedhojë dora dorës dhe çmimet për çdo qytetar. Po dje, hyri në fyqi buxheti i parë ne 23 vjet, i cili nuk do ketë rritje të rrogave dhe pensioneve. Por edhe më keq. Ky është buxheti me të cilin qeveria Rama - Meta duke marrë 1 miliardë dollarë borxh dhe rritur borxhin publik ne 75%, nga 62.8% që e morën në shtator, do të shndërrojnë financat tona publike në një piramidë gjigande që do rrokullisë ekonomine tonë sipas skenarit grek drejt krizes dhe reçesionit”, shkruan Berisaha në Facebook.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, “sihariqin per hyrjen e tyre ne fuqi, qeveria e njoftoi me pak C4, kesaj rradhe te vendosur jo ne te ndenjurat e Besnik Dervishit madje as dhe ne te ndenjurat e shtylles te tensionit te larte, por direkt ne trupin e saj. Po çfare e shtyu Edi Ramen te rrise borxhin e vendit ne nje vit 3.2 here me shume se sa u rrit ne tete vite dhe te rrise taksat per 100% te shqiptareve e te shtyje drejt krizes ekonomine e vendit?”
“Per kete mendimet jane te ndara. Disa specialiste te shquar te huaj besojne dhe kane deklaruar publikisht se shkaku qendron ne injorancen e plote te tij ne ekonomi, te tjere besojne se keto anti-reforma lidhen me psikozen e tij per shkak te se ciles ai ka krijuar ne mendjen e tij dhe lufton kunder nje realiteti ekonomik qe ne te vertete nuk egziston dhe po me psikozen bipolare lidhet dhe besimi i tij se ne Shqiperi nuk ka ekonomist tjeter perveç atij”, shkruan Berisha në Facebook.
“Kurse te tretet jane te prirur te besojne ne konspiracionin e nje dore te padukshme te zeze qe do me çdo kusht te rrezoje perdhe ekonomine e Shqiperise qe i rezistoi krizes. Personalisht besoj se shkaku qendron ne gershetimin e dy te parave. Sidoqofte une mirepres me kenaqesi mendimet tuaja”, vazhdon shënimin e tij në Facebook, Berisha.
“Por nje gje eshte e sigurt se pavaresisht nga shkaku i ketyre anti-reformave, pasojat e tyre tejet te renda do bien mbi qytetaret shqiptare. Cdo muaj do rritet papunesia dhe varferia. Rrugedalja eshte vetem nje, protesta e pergjithshme popullore!”, përfundon shënimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com